Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16817)


Postuar nga Tulipani datë 04 Shkurt 2009 - 19:57:

Ne etikete duhet te jene keto informacione te detyrueshme :


Emri i prodhimit - ska te beje me marken qe mund te jete e ndryshme, por me emrin qe njihet e shitet ne treg

Lista e perberesve - rradha ne liste paraqitet ne ulje dmth perberesi i pare ne liste eshte ne sasi me te madhe se i dyti e keshtu me rradhe deri tek i fundit

Aditivet ushqimore - jane substanca qe shtohen per te rregulluar shijen ose theksuar nje cilesi ngjyren ose pamjen. Shkronja E tregon qe lejohen ne te gjithe komunitetin europian e nr pas kategorine ku perfshihet psh E100-E199 jane ngjyrues.

Ne raste kur lexohet ne etikete Pa sheqer ama me te vogla kane aditive psh shurup fruktozi, maltoz, amido di mais ose shurup cereali te jeni te sigurte qe kane nje indikator glicemie te larte e behen te ngjashem me sheqerin pastaj.

Sasia - duhet te jete perhere pesha netto ose volumi sipas llojit te prodhimit e nese eshte i zhytur ne leng dhe pesha e tij. Shkronja "e" pas "gr" tregon se eshte peshuar elektronikisht.


Skadenza -

per prodhimet me skadence me pak se 3 muaj duhet te shkruhen - dita muaji viti

per prodhimet me skadence me shume se 3 muaj por me pak se 18 muaj - muaji e viti

per prodhimet me skadence me shume se 18 muaj - vec viti

nuk jane te detyruara te kene dt skadence frutat e perimet e fresketa,sheqeri, kripa,uthulla, vera,pijet me me shume se 10 % alkool, prodhimet e furrave psh buka sepse duhet te konsumohet brenda 24 oresh ( e ketu teorite mund te lulezojne mbi konsumimin e bukes e ruajtjen e saj, personalisht dua te shikoj nese ka ndonje teori qe di te ruaje buken qe bejme ne Shqiperi)

Nje gje kurioze eshte lidhja qe ka skadenca me cilesine psh ndonjehere jemi te prirur (po perjashtojme elementin cmim) te zgjedhim nje produkt se ka skadence me te vonshme ne fakt se mendojme se ky produkt ka skadence me te vonshme sepse ne te mund te kete konservante qe e bejne te mundur kete gje pra ne pergjithesi prodhimet me cilesi me te mire kane tendencen qe te kene skadence me te shkurter sepse s'kane te tille elemente ne perberjen e tyre.
Prodhuesi - duhet te jene te gjitha te dhenat e tij si vendi ose informacione kontakti ne rast malli te demtuar, nderrmarrjet e medha kane marke te regjistruar me te gjitha infot baze

Lotto e prodhimit - ne rast rast problemi me mallin ky informacion eshte nga te paret qe shihet, imagjinoni sikur prodhimet mos ndaheshin ne lotto atehere ne rast problemi duhet te vihej ne rrezik kontrolli e gjithe sasia e prodhuar.




Markat e cilesise qe nuk i kane te gjitha prodhimet e nuk i shtojne vete sic e bejme ne ne Shqiperi por jepen nga struktura te posacme

psh prodhime qe behen ne nje vend te caktuar e ne te cilin ndikon direkt klima,territori, menyra e prodhimit e kesoj gjerash cdo vend ka siglen e vet psh Italia e ka DOP (Denominazione d'Origine Protetta), Franca e ka AOP (Appellation d'Origine Protégée), Germania g.U. (geschützte Ursprungsbezeichnung) etj


kaq per tani se u lodha.


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.