Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Autizmi,cfare dini ju per te? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17582)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mjeket kane mend?
Nuk jane injorante?
Kur kisha gjysherit semure pyesja te afermit per diagnozen. Pergjigjia ishte "E ka nga pleqeria". Ore kjo nuk eshte diagnoze, i thashe, dua te di diagnozen ekzakt, cfare ka. "Keshtu tha doktori, s'tha gje tjeter", thonin. Insistova ca here te merrja nje diagnoze ne telefon, por ishte e pamundur, vdekja erdhi... "nga pleqeria".
Tani sipas teje, qe ke njohuri doktoresh, ekziston diagnoza "pleqeri"? Eshte semundje qe gjendet ne ndonje manual? Jane te semure pleqte thjesht sepse jane 60-70-80 vjeç? Nje doktor i tille, qe justifikon simptomat me pleqerine dhe qe nuk informon pacientin per diagnozen, nuk do quhej doktor tjeterkund. Po atje, ne Shqiperi, ku vjedhin 5 mije lekeshat njerezve qe s'kane buke te hane, atje po, kane mend. Se mos te duket po flas ne ajer. Ja ku ke nje rast te intervistuar kalimthi:
http://www.youtube.com/watch?v=izHR7ZOgGhY#t=7m01s
Gruaja shtatzane s'ka leke per oriz, por duhet ti gjeje per vizitat mjekesore.
Dhe sa per Alzheimer, nuk kam degjuar kurre nje doktor te jape diagnozen "Alzheimer" ne Shqiperi. Kjo eshte semundja qe po studjohet fort ne laboratoret boterore dhe sot diagnostikohet (sigurisht me dyshim) qe ne simptomat e para. Po te kujtoje secili historine familiare, ka shume mundesi te gjeje raste Alzheimer. Se jo per gje, po sipas ca statistikave (ndoshta pak te fryra) ne moshen 65 vjeç, 10% e popullsise ka Alzheimer. Cdo vit perqindja rritet me 2%, per te arritur 50% per ata qe jane 85 vjeç, pra nje ne dy kane Alzheimer. Sikur te tregohemi optimiste, prape nuk ka si mos degjohet kjo diagnoze por te konsiderohet pleqeria semundje.![]()
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.