Forumi Horizont Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 16:06:

Shqiptare te tjere kapen sot per trafik droge

Mbi 100 kg kokainë janë sekuestruar në një operacion të antidrogës të drejtuar nga forcat e policisë së provincës së Firences dhe Guardia di Financës. “Operacioni i koduar “Podgorica” ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikantëve kryesisht shqiptarë”.

Policia po ekzekuton 32 urdhërarreste me burg dhe operacioni është shtrirë në provincat e Firences, Pratos, Karreras, Brescias, Monzas, Modena, Bergamo, Vicenza dhe Roma.

Heitmet janë koordinuar nga prokuroria e republikës nëpërmjet gjykatës së Milanos, me mbështetjen e Drejtorisë qëndrore të shërbimit të antidrogës. Banda vepronte në të gjithë Italinë dhe në pjesën veri- qëndrore të Italisë.

Droga vinte nga Europa veriore dhe nga Spanja e fshehur në makina. Vlera e lëndës narkotike në treg do ti jepte organizatës një përfitim prej 18 milionë eurosh.

Polici italiane ka organizuar një konferencë për shtyp e cila do të fillojë në 11.30 minuta për të dhënë dhe detaje të tjera të operacionit.


  Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.