Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
FSHF "hap" dyert e stadiumit "Qemal Stafa"
FSHF-ja ka vendosur dje që për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji,hyrja e spektatorëve të jetë e lirë. Këtë lajm e kanë konfirmuar dje drejtues të lartë të FSHF-së. Sipas njoftimit, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares, tifozët nuk do të blejnë bileta, pasi stadiumi do të hapet për të gjithë. Duket se ky vendim është marrë, pasi Federata kërkon që në ndeshjen e orës 20.00 në stadium të jenë sa më shumë spektatorë. Por nuk përjashtohet mundësia që në ndeshje të ketë shumë pak sportdashës, të cilët janë zhgënjyer shumë nga ndeshjet e kombëtares. Nëse për ndeshjen e sotme do të shiteshin bileta, mendohet se në shkallët e "Qemal Stafës" do të kishte shumë pak tifozë për të inkurajuar kuqezinjtë.
------------------////////////------------------------
Treshe rumune për takimin Shqipëri-Gjeorgji
Do të jetë një treshe nga Rumania ajo që do të gjykojë ndeshjen e sotme të kuqezinjve në orën 20.00 me Gjeorgjinë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe UEFA. Sipas kësaj të fundit, kryesori i takimit Shqipëri-Gjeorgji do të jetë Marian Mirçea Salomir. Ndërkohë që ndihmësit e Salomirit do të jenë Dan Robert Lazaresku dhe Ispas Kojokaru.
Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.