Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Ndihme! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18768)


Postuar nga Piktor datë 22 Gusht 2014 - 14:35:

Pershendetje Vizioner.

Normal qe une simpatizoj tjeter parti nga ti dhe ky quhet pluralizem.
Me kete dua te them se ndryshon kendveshtrimi per çeshtje te ndryshme. Ky kendveshtrim ben qe une te zmadhoj apo zvogeloj nje çeshtje ashtu sikurse ti qe ben te kunderten. Kjo sjell vetem dobi ne debat te hapur.
Ky vendim i Gjermanise shkaktoi debat edhe ketu ne Itali.
Ky vendim eshte mese i drejte persa i perket atyre qe kane punuar shume vite duke derdhur kontribute.
Pra ne kete rast shteti ndihet me prane njerezve.
Ne te kundert ne Shqiperi rritet mosha e pensionit.
Ne nje kohe, kur kjo qeveri, ish opozite, qe atebote ishte prane popullit te varfer, akuzonte qeverine paraardhese si gjakpirese per te njejtin projektligj. Me kete rast une perdora te njejtin kuptim duke shtuar faktin e Gjermanise.
Perse Vizioner, perse dalin kaq te paftyre keta politikane. Apo qellimi justifikon mjetin. Kjo quhet tallje bythe me kete popull Vizioner.


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.