| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Sa kushton nje krim?
Pyeste symbuluari
Ne pazar
Njeriun me peshore
Vume helmetat e mekatuam
Hodhem kembanat ne pus
Parakaluam ne xhami
Me kepuce...
Dhunuam varret
I vume shqiponjes yll
Kazme e pushke..
Diten e festes
Dilnin te marret
E brohorisnin
Pizhamat me vija gjatesore
Te qethur shkurt
Lule artificiale prej letre
Ne te dy duart
Ne tribune bariu
Fliste per karvanin
Qente lehnin
“Jemi gati!”
Te pushkatuar
Dhembe te thyera
Bunkere
Zhurmues
Mbledhje
Autodafe
Spiune
Fleterrufe...
Te burgosur,roje
Tela me gjemba
Vrases heronj
Foshnje te denuara
Ruse, kineze
E diversante te rrethuar...
Ku eshte vrima ne dere?
Ku roja sheh bebezen e te denuarit
Krishtin dem ne arene te perunjet
E syte e skuqur te turmes
Ne gishtin e mbanim te ulur
Ne rradhen e bukes...
(vijon...)
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.