| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Sa cudi! Sot me pelqen shume te udhetoj. Edhe pse qenka dite e zymte, me shi dua te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja ose te vjetra. Disa thone qe te dalesh ne date 13 me shi sjell ters, por deshira qenka e paperballueshme.
Vendosa! Do te filloj te fluturoj. Po si? Krahet e fatit le te me ndihmojne dhe le te mejape pak shoqeri. Le te nisem. Ne udhetim zakonisht merren vetem gjerat me te rendesishme. Dmth duhet te marr... arsyen, sigurine, gezimin, ndjenjen e se bukurs dhe guximin. Dhimbjen, trishtimin, zemerimin dhe vetmine po i le ketu. Ose me mire vetmine po e marr me vete. Kur te duhet te meditosh, behet e dobishme. Tani besoj se jam gati. Kam harruar dicka? Ndoshta. Po asnje nuk eshte perfekt. Le te shohim si do te reagoj ndaj te papriturave. Disa dru zjarrit te imagjinates dhe... nisemi. Nje sekonde te lutem. Destinacioni? Hm. Pyetje me vend. Gjithmone yjet me kane intriguar shume. Naten vone me ndodhte shpesh te qendroja me syte e fiksuar ne ato pika te ndritshme qe prishin monotonine e qiellit gati te pakuptimte kur vishet me ate petkun e tij te zi ,bloze. Shume pyetje me udhetonin ne koke atehere, por koha kaloi dhe mundesite per te ngritur koken lart ishte gjimone dhe me e vogel. I fokusuar gjithmone poshte ku si milingona me mutacion interesi, lakmia, inati, smira leviznin papushim dhe une qe perpiqesha mos i shkelja per te qene i paster.
Tani me duket sikur po i dejgoj perseri ekon e pyetjeve te dikurshme qe jepnin liri te plote imagjinates e cila shnderrohej ne nje ure me te cilen une ngjitesha deri atje lart, per te filluar garen e vrapit me pengesa duke kercyer nga nje yll ne tjetrin. Disa ishin shuume te vegjel dhe mund te vendosja vetem nje kembe. Ehuu sa here nuk e kam mbajtur dot ekulibrin dhe kam rene ne krevatin tim te bute.
Por tani duket se kam harruar se si ngjitesha. Sa keq. Ishte shume bukur kur shihje shtepite, qytetin, boten kur zvogelohej e zvogelohej deri sa behej vetem nje pike, ndersa ti ishe perseri ai qe ishe.
Sa inat qe me vjen me veten. Cfare me ndodhi valle qe ndalova se udhetuari? Pse gjithcka eshte zmadhuar pafundesisht kurse une zvogelohem cdo dite? Duhet te filloj te udhetoj perseri. Eshte vertet bukur. Kete nuk e kam harruar te pakten. Kam nevoje te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja dhe te vjetra te harruara. Kam nevoje.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.