Forumi Horizont | Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
Jam dakort me ty Ami kur thua qe shoqeria shqiptare nuk eshte gati per nje ligj te tille. Kjo nuk do te thote aspak qe nuk jam kundra homoseksualitetit si fenomen. Besoj qe duhet bere nje dallim ketu. Une mendoj qe eshte shume e veshtire te kuptosh cfare do te thote te jesh homoseksual kur ti vete je heteroseksual. Une mendoj qe te qenit homo eshte po aq normale sa te qenit hetero; te pasurit e nje familjeje homo eshte po aq normale sa te pasurit e nje familjeje me nje prind te vetem ose me dy prinder.
Me koherat qe kane ardhur familja ka ndyshuar, ka familje pa prinder (prinder biologjik flas) fare, kur femija jeton me foster parents, ose daje, apo halle, ka familje me nje prind, ka familje me dy prinder te divorcuar; ka familje me vetem gjysherit qe rrisin femijet; ka familje me njerke dhe nje prind biologjik. Ka shume lloje te ndryshme familjesh. Nuk besoj qe ne mund te themi me siguri cfare lloj familjeje (ne kete rast dy prinder heteroseksuale dhe femijet) eshte me e shendetshme per femijet. Ka femije qe rriten me prinder heteroseksuale dhe zgjedhin te jene homesksuale kur rriten; ka femije qe rriten ne familjet qe ne i quajme normale dhe kur rriten zhvillojne lloj problemesh emocionale dhe mendore. Ka familje hetero qe perballen me aq shume probleme sa e kane te veshtire ti sigurojne femijes bazat e nevojshme per tu rritur psikologjikisht te shendetshem. Ka familje hetero qe jane "te shthurrur" seksualisht (me falni qe perdor kete shpreheje) dhe qe abuzojne me femijet e tyre. Sa raste incesti ka pasur ne shqiperi keto kohet e fundit?-shume, dhe shume te tjera qe ne nuk i dime se nuk jane raportuar. Me kete dua te them qe te qenit hetero nuk te jep automatikisht virtutit e te qenit nje prind i mire po aq sa te qenit homo nuk te jep automatikisht "vulen" e te qenit prind i keq. Per sa i takon rritjes me dy prinder te te njejtit seks dhe zhvillimit gjinor te femijes, sigurisht qe ceshtja eshte me delikate, por nese te dy prinderit jane te hapur, te sinqerte dhe komunikues me femijen, asgje tragjike nuk do ndodhe. Femija ka modele jashte shtepise me te cilat mund te identifikohet dhe studimet ne kete fushe deri tani nuk kane treguar qe femija kur rritet behet homo.
Having said this, problemi qendron tek fakti qe shqiperia nuk eshte gati per nje ligj te tille. Thjesht te shtrojme pyetjen, nese une do isha homoseksual cfare te mira do me sillte ky ligj? Ndoshta asnje. Pse? "Sigurisht qe une kam ndenjur fshehur gjithe kete kohe dhe harroje faktin qe tu them ndonje gje atyre te shtepise, plus edhe shoke qe une mendoja se ishin te rinj dhe do me kuptonin kane filluar te tallen me mua dhe te me largohen, pastaj me e keqja eshte qe eshte shume e veshtire te gjej nje partner dhe te krijoj nje marredhenie- nga cdo ana shoh rejection. Sikur njerezit ta kuptonin sa e veshtire eshte- te gjithe me shohin si anormal." Mendoni se ketij personi i shkon ne mendje te martohet kur te miratohet ligji?
Une mendoj qe shoqeria shqipetare ka nevoje te edukohet per ceshtje te homoseksualitetit (ose biseksualitetit, ose transvertismit. etj, etj). Eshte shume me kollaj te kalosh nje ligj. Homoseksualet ne shqiperi kane nevoje per aleate te vertete nga masa heteroseksuale qe sinqerisht i pranon ata dhe i kupton veshtiresite qe ata kane; aleate qe kane pushtetin e te qenit heteroseksual dhe qe are willing ta ndajne ate me komunitetin e homesksualeve per te siguruar qe zeri i tyre te degjohet. Ne flasim per te drejta te njeriut, po e drejta themelore eshte e drejta e fjales dhe deri me sot nuk kam pare ndonje organizate homoseksualesh ne shqiperi qe te ngreje zerin dhe te tregoje te verteten e tyre. Pse? Ndoshta nje nga pengesat me te medha jemi vete ne, heteroseksualet ne nje menyre ose nje tjeter u japim mesazhin qe ata nuk jane te denje te jetojne seksualitetin dhe jeten e tyre.
Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.