| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Fal pak clirim
Erresira vjen dhe une jam i vetem,
lekura mbushet me mornica.
Ti je vetem nje puthje larg
dhe buzeqeshja jote pagjumesine shton.
E verteta gjendet diku midis,
toka dhe buzet e tua kufijte caktojne.
Peshperimat e shikimeve te tua
thelle meshojne brenda meje.
Kete nate kenaqem me pak
dhe bota zhytet ne nje gote.
Kerkesat per ndryshim
bejne duart te dridhen,
kur zemra e di qe nata eshte e vertete.
Valle ndoshta pak clirim
maja e gjuhes tende do te fale
dhe pazotesia ime mund te harrohet
ne detin e ndjenjave tona.
Kerkoj veten te bind
ketu te gjej dicka
per te qendruar akoma
ne kete ishull te shkrete
te enderrimeve te mija.
Kerkoj veten te zgjoj
ketu te gjej nje forme,
per te krijuar akoma
me kete dru te kalbur
te imagjinates time.
Kerkoj veten te bind
ketu te zgjedh nje deshire,
per te lexuar perpara
kaosit human,
te botes sime.
Kerkoj veten te bind
ketu te kap nje cast
per te ndjere akoma
brenda planetit te mekur
te jetes sime.
Kerkoj veten te bind
ketu te zhduk gjithcka,
per te cliruar valle
thelbin e lodhur
te se vertetes sime.
nentor 2002
Prej mendimit rendshem perkulur prej alkoolit,
dritarja e clirimit kerkon te hapet,
por dhimbshem pasioni humbet
nga syte qe edhshem pershkojne
cdo marifet te vogelsise sime/
Ndoshta menyra me e thjeshte
ndonjehere eshte ajo me efektivja.
Por kete radhe ryshfetet
e pervojes hallakate
mjaftohen vetem me veshtrime vjedhese
pertej pasqyrimit te dritares se avjonit.
Nuk eshte hera e pare
qe hiperbola femerore merr
me te miren time,
por cuditerisht kete radhe
ndjehem vertet keq...
Ndoshta sot do te mund
te ngelltis lemshin qe ne gryke
me ka mbire.
Ndoshta... jo.
Here ngadale here shpejt
i peshperis vetes fjale pakuptim,
ne nje sulm te fundit
per te mpire ndjenjat
qe diku larg po enden te verbera
sebashku me gjakun tim
qe afer e kam mbajtur.
Paketen e cigareve ngadale vertis
dhe se bashku me to
kukurecin e palare te mendimeve,
qe cuditerisht kete here te drejte ka.
Nuk ishe drita ime,
por te tille te kam ndjere gjithmone.
Nje lamtumire e hidhur ngadale
te dyve na tret.
Ty ndoshta te clrion,
une...
per mua mos u merzit.
Mund te jetoje njeriu gjate edhe
me nje lemsh ne gryke.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Paketen e cigareve ngadale vertis
dhe se bashku me to
kukurecin e palare te mendimeve,
qe cuditerisht kete here te drejte ka.
Syte qenkan bere
edhe per tu mbyllur,
por zakonisht per te qene hapur
dhe ndonjehere per te pare
atje ku vallja e jetes te hedh
ne nete alkooli dhe tymi duhani.
Ndoshta,
dhe tani mund te them vetem ndoshta,
per te skalitur ne shpirt
momente qe mund te na bejne
edhe njerez me te mire.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Syte qenkan bere
edhe per tu mbyllur,
por zakonisht per te qene hapur
dhe ndonjehere per te pare
atje ku vallja e jetes te hedh
ne nete alkooli dhe tymi duhani.
Ndoshta,
dhe tani mund te them vetem ndoshta,
per te skalitur ne shpirt
momente qe mund te na bejne
edhe njerez me te mire.

thanks tulipani dhe sorry qe nuk i kam vene titull edhe kesaj.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
sorry qe nuk i kam vene titull edhe kesaj.
Citim:
Po citoj ato që tha erious
e keqa tende eshte origjinaliteti... kjo te ngaterron, e mendon se duke lexuar kedoqofte mund te prishemi duke u bere si ai, dmth jo me te mire se ai... e duke mos qene me te mire eshte njesoj sikur te mos benin asgje.
per vete mendoj se kryesorja ne punen e krijimit eshte sinqeriteti... dmth dashuria pa komplekse qe ti ke per ate qe ben (ne rastin tend, keta poezira pa tituj)
kur je i sinqerte me veten, me punen tende, kur e rrespekton ate, nuk ka sesi te mos arrish diku... gjithmone duke mos harruar titujt, kuptohet
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.