Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 02 Gusht 2006 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
Amore suksese dhe me bahet shume qefi edhe pse nuk njihemi personalisht. Sa lezet kur perparojne shqiptart.  ai Gill t'na marrte ligat neve, ja dhe nje Shqiptare ne Harvard. Thjesht kurjoze per cfar dege do e vazhdosh???


Flm Dreqe,Enigma(...)

Une gati po mbaroj ne degen time dreqe.Kalova 2 jave pushime dhe te te them te drejten eshte hera e pare qekur fillova studimet akademike qe kam stakuar trurin nga shkolla per kaq gjate

Mirembrema Football njehere.Ne radhe te pare me behet qejfi qe je mire me shendet.Gezohem qe je e informuar per shqipetaret ne Harvard kaq mire,ku i dihet?Mund te jene informacione te vyera per mua vitin akademik qe vjen.Shpresoj qe ne te ardhmen mund te ndash me ne dhe eksperiencat e tua personale te se kaluares qe ke me Harvard-in. 


Postuar nga Cindi datë 02 Gusht 2006 - 01:48:

Ndofta vertet nuk do te shkosh per miqesira atje, but everything new is a kind of experience. You always learn and need something edhe nga milingonat qe i shkelim dhe jane shume te vogla.

Une per vete e kam pare me dylbi Harvard, shkoj per ndonje xhiro dhe per te pire ndonje kafe, per te degjuar muzikantet e ndryshem neper rruget e Harvard Square dhe per te pare ndonje exibition. That's it.

Te tjerat do te na i thuash ti.


Postuar nga Eyesight datë 03 Gusht 2006 - 13:01:

"Cfare ke?" Perseri ajo pyetje.. e degjuar me mijera here.. pergjigja ime si gjithmone nje levizje e kokes dhe hedhje e veshtrimit diku larg, nuk dua te me besdisin...te futen ne mendimet e mia... "Cfare ke?" nuk eshte pyetja, eshte menyra se si behet ajo, pothuajse e vrazhde. eshte kjo vrazhdesi qe me ben te mos pergjigjem. Perse behet nje pyetje e tille kur nuk je i interesuar per pergjigjen qe do te marresh? Perse e ben? Eshte me mire te mos e besh fare, eshte me e ndershme. dhe une..me mire nuk pergjigjem fare por zhytem ne ate rremujen e madhe qe krijojne mendimet e mia e nis ti shtjelloj ngadale. Hmmm cfare ke?


Postuar nga Cindi datë 03 Gusht 2006 - 21:52:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane


 

fotball ma merre mendja qe ka por edhe nje me shume aq me mire. Une njoh nje Kosovar qe shkon aty se e  kam kumshi dhe nje ne Tirance nga Boston por ket e njoh nga chati dhe nuk jam e sigurt nese eshte e vertet.  



Natyrisht qe dhe nje me shume aq me mire, edhe dy, edhe tre, edhe dhjetra me shume aq me mire. Ajo vajza qe eshte nga Tirana ne Boston, eshte e vertete se eshte nga fshati ku jetoj une ketu ne Boston dhe jo vetem kaq, por mori full scholarship, ne shqip me duket se i thone burse te plote ne mos gaboj, do me thene falas nga shteti, mbasi ishte studente e shkelqyer nga te gjitha anet.


Postuar nga amor alucius datë 04 Gusht 2006 - 16:48:

Dedikuar ime dashurorit

Così deserta la citt_
Io non me la ricordo più
Guardando un film
In bianco e nero davanti alla tv



Le corse dietro a quel pallone
Su quella strada di periferia
E sogni sotto al ponte della ferrovia

C'è sempre un treno che va...e va...
Quasi sempre verso il nordo dintorni
Il treno va e va
E quasi sempre indietro non ritorni

C'è un film di Rocco alla TV
Dal meridione arriva su
Quella valigia di cartone oggi non c'è più...

Ognuno sceglie la stazione
Ma a volte sbagli la destinazione
Se perdi il treno giusto
Perdi il gusto della vita

Il mio treno va e va...
dentro al mio vagone pieno di sogni
Il mio treno va e va e va
Con le paure ed incertezze ed inganni

Para papa para paparapa...ra papa...pa...pa...

La vita come il treno va
e un'altra estateormai è gi_ qua
Da quella lunga galleria
Il treno spunter_

Io sulla spiaggia sotto il sole
Ascolto una canzone di anni fa
Che dice il treno dei miei
pensieri all ìncontrario va

Il mio treno va da te..
Perché sei l'unica stazione per me
Il mio treno va da te...
Perché mi porta sempre a casa da te...

Che sei la cosa più importante che
c'è... E intanto scrivo una canzone per te...

Il mio treno va da te...
Che sei la cosa più importante che
l mio treno va da te...
È... E intanto scrivo una canzone per te...

----------------------------------------------------------------

Kaq bosh qytetin

Se mbaj mend ndonjehere

Duke pare nje film

Bardh & zi para televizorit

 

Vrapimet mbas atij topi

Ne ate rruge te periferise

Dhe enderron nen uren e trenave

 

Ka perhere nje tren qe shkon…dhe shkon

Gati perhere ne drejtim te Veriut ose aty afer

Treni shkon dhe shkon

Gati perhere nuk kthehesh pas

 

Televizori po jep nje film te Rocco-s

Ajo valixhe kartoni tani s’eshte me

 

Cdonjeri zgjedh stacionin

Por me raste gabon destinacion

Nese humb trenin e duhur

Humb dhe shijen e jetes

 

 

Treni im shkon dhe shkon

Brenda vagonit tim plot endrra

Treni im shkon dhe shkon dhe shkon

Me frikat dhe pasigurite dhe mashtrimet

 


Para papa para paparapa...ra papa...pa...pa...


 

Jeta poashtu si treni shkon

Dhe tashme nje tjeter vere eshte ketu

Nga ajo galeria e gjate

Treni do mbije

 

Une mbi rere ne diell

Degjoj nje kenge te para disa vitesh

Qe thote treni i

Mendimeve te mia ecenne te kundert

 

Treni im shkon tek ti

Sepse je stacioni i vetem per mua

Treni im shkon tek ti

Sepse me sjell perhere ne shtepi tek ti

 

Se je gjeja me e rendesishme per mua qe egziston

E nderkohe shkruaj nje kenge per ty

 

 Treni im shkon tek ti

 Se je gjeja me e rendesishme per mua qe egziston



Treni im shkon tek ti

E nderkohe shkruaj nje kenge per ty


Postuar nga Enya datë 04 Gusht 2006 - 21:19:

=E kaluara ime...mbase e tashmja ime do kthehet dikur ne te kaluar.

Ku i dihet?!-Dhe ti mund te behesh pjese e se kaluares sime.

Bukuri....=


Postuar nga amor alucius datë 05 Gusht 2006 - 02:40:

Nr.1

Kisha konsumuar gjithe nervozitetin tim qe nje jave perpara udhetimit tim mbas tere atyre viteve,ishin aq shume,s'i mbaj mè mend...E si t'i mbaj mend?Viti 0 per mua filloi kete jave,javen qe lashe Shqiperine serish mbrapa meje.

U ngrita ne mengjes,s'kuptoja ne fakt qe ishte pikerisht dita qe me ishte dukur aq e larget gjate shume koheve.Njerezit e tjere te familjes me prisnin ne Shqiperi,babi e ka patur perhere si rregull te mos fluturoje asnjehere me tere njerezit e familjes ne nje avion,kjo "ne rast aksidenti per te evituar shuarjen e nje familje te tere".Kusheriri kishte fjetur ne dhomen e tije te dikurshme.Me solli dicka per te pire.Bie zilja e deres.Ai ngrihet dhe e hap.Ishte "ai-u im".Do me conte ai ne airport.Zbres poshte,me jep miremengjesin.Me pas shkojne ne guzhine me kushon dhe i servirin vetes kafe.Miq te mire ato te dy.Nderkohe une shkoj dhe bej nje dush,behem gati...serish e pergjumur,sikur te isha duke vajtur ne universitet.Ato te dy marrin valixhet e mia,i fusin ne bagazhin e makines te ime dashurorit.Perqafoj kusheririn tim fort tek dera e shtepise,tanto do e shihja mbas pak ditesh ne Shqiperi por serish s'ndihesha mire duke e lene pas;ai per mua ka qene vella/moter...cdo gje.Gjate gjithe rruges ne makine me Ate po mendoja momentin e ndarjes ne airport,heret e tjera kam qene une ajo qe ka qene ne pritje te ardhjes te tije,tani rolet ndryshuan edhepse per pak dite pasi dhe ai kishte bere nje jave te lire e do vinte ne Shqiperi.Sa e lumtur qe isha;ai,nje mashkull qe mund te kishte femra me te bukura se une,me te sukseseshme,me te lira,me me pak komplekse...zgjedh pikerisht mua,me qendron mua besnik gjate me teper se dy viteve,me qendron afer ne forme te pakushtezuar dhe...tani do vinte ne Shqiperi vetem per mua.

Hyjme tek parkinget nentokesore.Marrim nje nga karrocat e bagazheve dhe hyjme brenda ne airport.Ishim heret,ai propozon te pijme dicka,une pranoj.Ishte nje nga heret e vetme qe ishim aq te heshtur per aq gjate.Ndjenja e largimit(qofte dhe per pak dite)trishton.

Ora e fluturimit tim afrohet,erdhi koha te iki.Ai me jep valixhet,mundohet ti ver ne pozicion qe te me mundojne sa me pak deri tek check-ini meqe s'lejonin karrocat deri aty brenda.E perqafoj,shtrengoj fort,puthi ne qafe,gushe,sy...ishte nje nga heret e pakta ne jeten time qe kam derdhur lot ne publik.Shkoj te chek-in valixhet me pas.Pastaj,mbasi eca pa reshtur 10 minuta neper labirintet e airportit madheshtor te vendit ku banoj arrita ne "destinacion".Pres 30min ulur,nje cift shqiposh me nje kalama aty perkrah.Kisha aq shume uri,shkoj tek nje automat aty afer dhe blej chips.Me pas hyj ne radhe,me kontrollojne passaporten dhe bileten...nje nga asistentet e fluturimit me pershendet.Shkoj ulem tek karrigia ime,ana e majte,vend vetem per dy persona.

(Vazhdon)


Postuar nga Enya datë 05 Gusht 2006 - 04:42:

Post AMOR SUKSESE DHE MIRESE TE VISH NE HARVARD.WE `RE PROUD OF U.

Hajdeni në Harvard!

Belina Budini
Margen Çuko

Një shqiptar në Harvard, që hap rrugën për të tjerët

Nuk mban syze të trasha, dosje apo çantë të madhe me vete, nuk humbet në të thella dhe flokët nuk i lëpin anash, si ato gjenitë e Harvardit, që skematizohen në filmat e Hollivudit. Margen Çuko nuk është prototipi i vjetër i studentit të Harvardit, ose “peshkopit” siç thuhet nga ne, ama është një ndër ata pak shqiptarë që diplomohet në universitetin numër një në botë, sipas klasifikimit akademik të universiteteve, në Kolegjin e famshëm të Harvardit, që është edhe më i pasuri i botës. Ka ndjekur një rrugë të vështirë për të mbërritur atje, që duket se është edhe e vetmja që u është rezervuar shqiptarëve deri tani. Jo vetëm me rezultate të shkëlqyera dhe anglishte fluente, por duke kaluar së pari nga një shkollë e mesme e huaj, mundësisht e rrjetit të kolegjeve të botës së bashkuar. Por, Margeni që diplomohet këtë vit për ekonomi-financë në Harvard, kërkon t’ua thjeshtojë rrugën shqiptarëve të tjerë që duan ta arrijnë këtë universitet elitar. Duke u nisur për Harvard, edhe direkt nga Shqipëria. Dhe e ka nisur, bashkë me tetë shqiptarët e tjerë që studiojnë atje, me themelimin e një klubi të shqiptarëve të Harvardit.


Një Klub Shqiptarësh të Harvardit, që kërkon të hapë dyert e universitetit numër një të botës, për më shumë shqiptarë. Tetë shqiptarët e Harvardit, të vendosur për t’u kthyer në Shqipëri, por më parë duan të ndërtojnë një urë të re, që shqiptarët ta arrijnë ëndrrën amerikane, nëpërmjet Universitetit të Harvardit.

TIRANË

– Që nga Noli dhe Konica, shqiptarët që kanë studiuar në Harvard janë fare pak. Ndërsa edhe shtete të tilla si Singapori i përgatisin atje ministrat, liderët dhe elitarët e tyre, nga Shqipëria është ende e pamundur të mbërrish direkt në Universitetin e Harvardit. Ata pak syresh që kanë mbërritur, kanë ndjekur një rrugë të ndërlikuar, ndërsa të tjerët nuk kanë mundësinë as të aplikojnë. Kjo është arsyeja, pse 8 studentë me shtetësi shqiptare të Harvardit, kanë themeluar të parin Klub Shqiptar të Harvardit në SHBA. “Kanë munguar tërësisht kontaktet mes këtij Universiteti dhe nxënësve nga Shqipëria, mes Harvardit dhe shtetit shqiptar”, - tregon Margen Çuko, student në prag të diplomimit në këtë universitet.

“Klubi Shqiptar i Harvardit”, i themeluar vetëm pak muaj më parë, duket se mund të jetë një urë e re për arritjen e ëndrrës amerikane nga shqiptarët. Sigurisht, nga ata më të shkëlqyerit dhe që kërkojnë më shumë. Pavarësisht euforisë që studenti shqiptar thotë se është tipike harvardiane, plani i këtyre studentëve shqiptarë të Harvardit, nuk duket aspak i keq. Aq më tepër që kanë gjetur edhe paratë. U mungon vetëm një marrëveshje me shtetin shqiptar. Plani më i shpejtë, është ai i hapjes së një shkolle verore me lektorë nga Harvardi në Shqipëri dhe përgatitja e 100 deri në 200 aplikimeve nga nxënësit e shkollave të mesme shqiptare, që kërkojnë të ndjekin Harvardin. Deri tani, numri i shqiptarëve që arrijnë të aplikojnë, nuk është asnjëherë më i madh se 3 ose katër syresh në vit. Ata më mirë të orientuarit, sigurisht.
Margeni dhe disa nga miqtë e tij të klubit, duket se kërkojnë të gjejnë kështu edhe një urë për veten e tyre, pasi kanë mendimin të kthehen në Shqipëri. Edhe pse e ka të lidhur kontratën me J.P.Morgan, një kompani e madhe financiare dhe bankë investimesh, që i ka akorduar një vend pune pas studimeve në sektorin financiar të Bursës, Margeni thotë se do të kthehet sërish në Shqipëri. Sigurisht, jo menjëherë. Të paktën jo, pa siguruar ato të domosdoshmet, paratë. Dhe kushedi, ndoshta për t’iu futur politikës. Në fund të fundit, ai mendon se politikanët shqiptarë korruptohen, edhe sepse futen në politikë të papërgatitur financiarisht, start i cili, dihet që në Amerikë nuk konceptohet.

Por, deri atëherë do të rrjedhin shumë ujëra dhe vajzat e djemtë shqiptarë në Harvard, të frymëzuar nga filozofia amerikane e punës, kanë nisur diçka, nuk ka rëndësi se çfarë. Madje Margeni rrëfen se pavarësisht se është president i këtij klubi, që ka fituar simpatinë e profesorëve dhe të studentëve të tjerë të huaj, bën edhe punë të tilla si, ndihmës i kujdestarit të godinës, banakier e kamerier në raste festash në shkollë, si edhe në policinë e shkollës, punë këto të paguara relativisht mirë. Por, rroga e mëvonshme e një të diplomuari në Harvard, që ka kontratë paraprake punësimi me kompani të mëdha si për shembull J.P.Morgan, fillon me 100 mijë dollarë në vit. Studentët shqiptarë atje nuk e kanë të lehtë të refuzojnë shuma të tilla, për t’u kthyer në Shqipëri si aventurierë, megjithatë duket se jeta amerikane u duket tepër frenetike në krahasim me atë shqiptare dhe se ç’ka diçka që i tërheq të kthehen. Në Tiranë prej disa ditësh për pushime, Margeni sa herë vjen, bindet që do të kthehet në Shqipëri. Por për momentin, është duke menduar se si të ftojë shqiptarë të tjerë në Amerikë, në Harvard pra!


Klubi i Shqiptarëve të Harvardit: Ja çfarë kërkojmë nga shkollat dhe shteti: “Na duhet bashkëpunimi i shkollave dhe i shtetit, sepse duhet bërë një përzgjedhje e gjimnazistëve më të mirë për të aplikuar. Por jo në të gjitha rastet bursat për këta studentë mund të mbulohen nga Universiteti, si në rastin tim dhe të shqiptarëve që jemi aktualisht atje, prandaj edhe investimet e shtetit për bursa akorduar studentëve shqiptarë, do të ishin të nevojshme”, - thotë studenti shqiptar i Harvardit, duke shtuar se pjesën tjetër të aranzhimit me universitetin, e merr përsipër klubi që sapo kanë krijuar, i cili sipas tyre ka kontakte direkte me personat në Harvard që pranojnë studentët e rinj, pasi kanë arritur të kenë kredibilitetin dhe reputacionin e duhur pranë tyre.


Edhe Dritan Prifti e Arben Malaj
Politikanët shqiptarë të Harvardit, gati klubin e Harvardit në Shqipëri


Në Harvard i duan shumë studentët që vijnë nga vendet e tjera. Studenti shqiptar i Harvardit është i bindur për këtë. Ata që kanë studiuar një herë atje, mbeten të lidhur gjatë me këtë universitet. Kështu ka ndodhur edhe me disa shqiptarë si Dritan Prifti, Arben Malaj, Ilir Ciko, Elind Bajraktari, Kosta Baraba, të cilët kanë bërë ose janë duke bërë master në Harvard dhe sapo kanë miratuar në gjykatë, themelimin e një klubi tjetër të Harvardit. Kësaj radhe bëhet fjalë për Klubin e Harvardit në Shqipëri, me të cilin djemtë e klubit të parë, atë të Shqiptarëve në Harvard, mund të krijojnë bashkëpunim për planin ambicioz të hapjes së dyerve të Harvardit për më shumë shqiptarë.


Postuar nga amor alucius datë 08 Gusht 2006 - 15:14:

O Gango,pse s'thua ti qe paskam rastin te takoj Arben Malaj & Dritan Priftin ne ndonje te ardhme te larget?Hahahahaha.Shembulli perfekt i"pranvera s'vjen me nje lule dhe as me nje dallendyshe".Dhe ato njerezit e mi ne Shqiperi po me permendnin njerez "te famshem" qe kane vajtur atje e une po rrija aty si krap ngaqe ishin gjera per te cilat as qe kisha marre mundimin t'i kerkoja

 

---------------------------------

S'e kisha imagjinuar asnjehere qe vendi ne te cilin banoj do me kishte munguar kaq shume gjate qendrimit tim ne Shqiperi.


Postuar nga Simona datë 08 Gusht 2006 - 20:24:

Te jetosh me endra syhapur eshte nje bote me vete dhe te le aty qekur ke ardhur ne kete bote pa lavizur asnje centimeter me tutje.Gjynaf.


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.