Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 08 Gusht 2007 - 23:04:

flm Enya  ...edhe per mu eshte kenaqesi qe te ju lexoj.

Te perqafoj dhe te uroj te gjitha te mirat.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 08 Gusht 2007 - 23:06:

Me ket qe i ke then enyas.. e ke fut fiks 6 pash ne dhe( si thot ajo :p)


Postuar nga Enya datë 08 Shtator 2007 - 05:46:

Post

Te thirra,
mes zerave te shurllet!
Te zgjova,
prej zhurmes se heshtjes!
Te pashe,
mes hijeve kalimtare!
Te buzeqesha,
enderrave qorre!
Te putha pa buze,
plot ndjenja!
Te fshiva plot mall,
nga kujtesa!


Enya, september 07 / 2007.


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 11 Tetor 2007 - 15:05:

SOT...

SOT KOHA ME SHTRYDH MENDIMET
QIELLI I NGJAN PLAGEVE TE MIA TE NXIRA
SOT KAM BOSHLLEK SA SME KUJTOHEN KUJTIMET
SHKELMOJ TROTUARIN NGA ECJET E MPIRA


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 26 Tetor 2007 - 14:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Te thirra,
mes zerave te shurllet!
Te zgjova,
prej zhurmes se heshtjes!
Te pashe,
mes hijeve kalimtare!
Te buzeqesha,
enderrave qorre!
Te putha pa buze,
plot ndjenja!
Te fshiva plot mall,
nga kujtesa!


Enya, september 07 / 2007.



E bukur...e pervuajtur...e pasigurt...urime per poezine.


Postuar nga Enya datë 27 Mars 2008 - 02:36:

Smile

Shkodrani i Qeshun, ndihet mungesa e melodise se vargjeve te tua.
Kaq shpejt humbi ndjenja e prekjes se lirise tende shpirterore?

Perqafime dhe na shkruaj kur te kesh kohe.



Postuar nga Zani datë 27 Mars 2008 - 03:00:

Re: "per ty"

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
ishe jeta ime
por,
ishe dhe ëndrra
e fshehur!
e strukur!
thellë
në zemrën time
nëpër
lot trishtimi
kur rënkonte zemra.....
ishe
gëzimi im
fshehur në kujtime.

cmendurisht...
të desha
zemrën
ty ta fala
ëndërrimesh
u deha
shpresat...
kurrë si ndala
deri sa!
një ditë....
më tha realiteti
mos e lendo veten.....
eshte lojë virtualiteti!.

zhgënjimesh
e zbehur
renkoi zemra ime
mallkoi
duke ikur
tastieren me dhimbje!!!






12-02-2006



 

Bukur Shodran!
Mos valle te ka pare ndonje sy qe zduhet te shef dhe ta ka ndalu te shkruash ...?
Mire ardhesh !


Postuar nga Pleshtja datë 27 Mars 2008 - 18:54:

Shkodrani i Qeshur,

Sot te gjeta mes ketyre vargjeve te mrekullueshme dhe nuk munda te mos ndalem e te pergezoj per shkrimet e veqanta, per fjalet plot ndjenja qe rrjellin nga pena jote. Jam e lumtur qe kam mundesine te lexoj nje shpirt kaq te bukur...

Gjithe te mirat nga Un!


Postuar nga Pellumb Syku datë 01 Prill 2008 - 16:15:

Eja, te dashurojme prane dritares

Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares,
qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes,
ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla çdo nate,
mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage.

Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone,
te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone,
t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare,
kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare.

Te çmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur,
per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur
kur per syçkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin,
duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin.

Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar,
se jeta ka dy faqe, ku veç ne njeren jeton i dashuruar,
ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake,
qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 01 Maj 2008 - 17:35:

Enya-Zeri i zemres-Pleshtja..Ju falenderoj nga zemra qe me keni lexuar ..gjithashtu ju kerkoj ndjese per mungesen..

Mire u lexofshim.


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.