Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 222 223 224 225 226 227 228 229 230 [231] 232 233 234 235 236 237 238 239 240 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2008 - 16:41:

Linja e jetes krijohet nga dy lloje raportesh. Ato qe te peshojne e te frenojne dhe ato qe te lehtesojne e te shpejtojne. Nuk eshte bashkimi i ketyre segmenteve ajo qe na mbush, por kerkimi i vazhdueshem i njerezve qe te bejne te fluturosh. Jeta fundi i fundit i ngjan nje zari ne nje cope letre qe perkulet ne forma te cuditshme. Dhe ti ndjek gjithmone pjerresine.

Ne planetin tim ka atmosfere, uje dhe jete. Por ja qe me frikesojne ato vrima te zeza atje tutje, te cilat perthithin energjite e tere botes dhe i vdesin ne maje te egoizmit. Ne fakt, ne s'duhet te kemi frike as nga stuhite, as nga rrufete dhe as nga mbytja, aq sa duhet te kemi nga vrimat e zeza qe na kalojne fare prane pa e kuptuar. Por ndoshta ka nje ndryshim... Arti i te qenit njeri duhet te kete lidhje me artin e te dashuruarit perderisa dikush nga ne ka aftesine te ktheje vrimat e zeza ne objekte qe shperthejne jete kafsherisht. Corapet e palara te egoizmit papritur kthehen ne altruizem... Hehh, c'gallate.

Ehhh, vera.
Me perplasjen e afsheve te para zbulojme se qenkemi si bimet dhe fillojme te krasisim deget e kalbura per ti dhene jete filizave te reja. Ndoshta kjo eshte nje menyre per te evituar zvarritjet e jetes, duke qendruar vazhdimisht nen iluzionin e fluturimit perfekt. Pacin fat ata qe nuk jane astronome dhe perfundojne tek shalet e planetit te pare qe u gjendet ne orbite.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 222 223 224 225 226 227 228 229 230 [231] 232 233 234 235 236 237 238 239 240 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.