Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 224 225 226 227 228 229 230 231 232 [233] 234 235 236 237 238 239 240 241 242 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga volter datë 07 Prill 2005 - 14:46:

P.s lorie urime foton, ishte goxha!

Rrija i vetmuar ne dhomezen time kubike, dhe pushoja ne qetesi relative. Qetesia ma pershkonte ndjenjen me nje modesti shpirterore dhe me rendonte koken me nje prehje te bukur letrare… Ora binte ngadale, dhe degjohej vetem heshtja e dhomes sime. Nje rreze dielli depertoi ne dritaren time, dhe me zgjoi nje dallge te furishem ne shpirt, e cila te jepte ne mendje nje pamje te vertete pranverore. Dola jashte dielli m’i mori syte per nje cast, dhe u bera nje personazh i vetmuar ne kete dite te bukur me diell. Dielli me masken e tij te zjarrte me shqoi emocione te pashlyeshme ne shpirt. Heshtja me kishte kapluar sa vinte e shkonte. Nje dallge e tille hehstjeje, me conte fryme te bukur prej artisti. Eca sa per te prekur kopeshtin e shtepise, perreth kembeve te mia turma e dallendyshave pikaloshe, me dhane nje muzike te Bethovenit, dhe per moment u bera personazh kryesor ne vepren e kesaj dite me diell. Rrotullohesha ne heshtje te qetesise perreth tyre, dallandyshet sikur ushqeheshin me ate qendrimin tim modest prej artisti, dhe per moment qe te dy palet fjetem mendjen dhe ia keputem nje simfoni pa nota. Ne skajin tjeter te natyres, drunjte dhe zogjte ndjeknin simfonine me kuriozitetin me te madh qe kishin per ne, dhe per kete pranvere simbolike… Natyra e bukura me vargezoi nje sere bukurishe ne bagazhin tim te perjetshem poetik, dhe nje jete me plote jete artistike.
Natyra me imazhin e nje pranvere piktoreske me keshilloi qe te jem perhere i heshtur, dhe i perqendrueshem ne jeten e bukur…

plloshtani


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 224 225 226 227 228 229 230 231 232 [233] 234 235 236 237 238 239 240 241 242 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.