Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 224 225 226 227 228 229 230 231 232 [233] 234 235 236 237 238 239 240 241 242 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Qershor 2008 - 12:22:

Ne zera gjysmake qe peshperisin dogma jo vetem fetare e gjeta veten sot. Nuk u ngrita te iki sic bej zakonisht por u rehatova me shume, piva dhe nje gllenjke nga gota e skocit dhe ndeza nje cigare. Para meje nje vajze e re qe nuk ka lene pjese trupi pa bere tatuazh flet me gjithe zell per 10 menyra per te bere nje mashkull te lumtur, ne te majten time nje burre i shendoshe qe po djersin sa per tre jep e merr mbi shtresezimin e shoqerise, nga ana tjeter nje lesbike ben sikur degjon fjalimin e tjetres mbi ngrohjen globale dhe rrezikun e zhdukjes se arinjve te bardhe.
Cudi! Si u zevendesua eksperienca dhe bota madheshtore e librave ne kete epoke? Si u shnderruam keshtu ne perserites perfekte te formulave jetesore te shkarkuara direkt nga interneti? Cfare ndodhi me: une mendoj prandaj egzistoj o Dekart?
Kam frike. Kam frike se nje dite do te ngrihem ne mengjez dhe kembet do te me shtyjne vete drejt kubit tim per tu bere pjese ne mekanizmin e perbindshem te universalizmit HIC.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 224 225 226 227 228 229 230 231 232 [233] 234 235 236 237 238 239 240 241 242 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.