Forumi Horizont | Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 2341 2342 2343 2344 2345 2346 2347 2348 2349 [2350] 2351 2352 2353 2354 2355 2356 2357 2358 2359 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
me shume se nje mendim casti
Marrezi
Edhe zvarritem dalngadal
me thonje gervish token e thare
kerkoj nje shpresez te cal
ne kete bote te eger te marre.
E shoh diku ne nje peme varur!
kush mi vrau shpresat mua?
ne shpirt endrrat kush mi ka kallur?
te ndeshkoj tjeter vec meje s'dua.
Edhe zvarritem, cirrem, zhgrryhem
gervish kraharorin dhe mendoj
krisem, ciflosem e here here thyhem
e gjithesesi vazhdoj jetoj.
Gelltit te qeshuren e shkujdesur
buzqeshjen e kafshoj me dhemb
Kush ne kete bote vertet ka qeshur
dhe s' ia kane shkelur te qeshuren me kemb?
Autore (Iliriusa)
Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 2341 2342 2343 2344 2345 2346 2347 2348 2349 [2350] 2351 2352 2353 2354 2355 2356 2357 2358 2359 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.