Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 227 228 229 230 231 232 233 234 235 [236] 237 238 239 240 241 242 243 244 245 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 09 Gusht 2008 - 13:41:

Nuk e di nqs mund te quhem zemerdhimbshme apo e "thyeshme",por me besoni se sot jam e gatshme t'i jap nje mundesi te dyte asaj, ish mikes time. Pikerisht dje teksa po sistemoja per te disaten here bibloteken me zune syte nje grumbull fotosh qe i kisha shkeputur nga albumi dhe i kisha mbeshtjellur me nje leter ngjyre roze. Nuk di te pershkruaj se cfare ndjeva ne castin kur gishtat nguteshin te grisnin letren dhe te shihnin me padurim se cfare ishte ruajtuar aty me aq kujdes, dhe u shtanga e tera kur pashe nje foto tonen ne "Pisten e vallezimit " te Durresit , qe e kishim bere ne nje nga eskursionet e shkolles. Ishim te treja , te kapura dore per dore , me syte qe na shndrisnin nga  lumturia ,  duke qeshur me shpirt dhe ku dhembet dukeshin si rruaza rubini nga dielli qe na binte persiper. Vazhdova t'i shihja fotot me mallengjim dhe me lot ne sy. Me besoni se njeriu per miqesi , aq me teper kur ajo ka qene aq vjecare, aq feminore , aq e bukur dhe e forte sa e jona , eshte gati te fale cdo gje dhe te "shkele" mbi cdo parim apo grimec krenarie qe mund te ruhet ne rastet kur ajo, mikja, te tregon nje ane te sajen qe ti kishe menduar se miresia  dhe dashuria jote e kishte vrare pergjithmone ate. Foto pas fotoje me kalonin para syve si filma me metrazh te shkurter caste te lumtura dhe te hidhura qe kishim kaluar bashke, caste qe na kishin afruar shume me shume me njera-tjetren dhe e meshirova fytyren e saj te vrare dhe shikimin  e penduar qe i rri sot pezull mbi fytyre dhe qe i degjohet ne renkimin e cdo hapi te hedhur ne rruge. Ajo eshte penduar, eshte rikthyer dhe ka kerkuar falje  dhe as une dhe as L. nuk  u bindem atehere se ajo e meritonte me te vertete kete. Ishim shume te zemeruara asaj kohe me te , por sot qe cdo gje eshte mbuluar nga  nje tis indiference ,  qetesie  dhe  nuk trazohemi po ta permendim apo  te kujtojme castet qe kemi kalaur bashke.  Une e pashe ate pare dy diteve dhe kostumi i arrogances dhe i zymtesise dhe palumturise qe e ka veshur qe kur eshte fejuar , i shkonte shume mire pershtat. Nuk dua te tregohem e keqe , por ne ate shkembim te shpejte sysh dhe ne ate ndricim djallezor te kafes se mbyllet qe kane syte e saj , qe  jane te fryre  si nje geshtenje qe eshte gati te kercase nuk me treguan se keto vite " mundimi" e kishin ndryshuar ate. ... Ja edhe pak dhe do takohem me L. Sot kemi shume per te folur me nj-tj, sepse ajo po kalon nje periudhe shume vendimtare ne jeten e saj dhe me duhet ti qendroj prane, dhe e di shume mire qe si cdo here edhe sot do te  flasim per A.  dhe per mundesine e dyte qe rri  e varur siper kokave tona si nje ? .

  


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 227 228 229 230 231 232 233 234 235 [236] 237 238 239 240 241 242 243 244 245 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.