Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ilacet dhe kerkimet rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11569)
terapia e tuberkulozit per momentin (1)
Cod. A08092006
Regjimi i preferuar terapeutik i momentit qe perdoret per tubekolozin eshte ai i quajturi “regjimi i shkurter” dhe parashikon nje trajtim farmakologjik te gjatesise se 6 muajve te ndare ne 2 faza…faza e pare eshte ajo e quajtur “baktericide” parashikon perdorimin per 2 muaj te 4 kemioterapikeve ( isoniazidi, rifampicina, pirazinamide dhe etambutolo) qe kane funksionin te shkaterrojne sa me shume baktere te jete e mundur, dhe te anullojne ne kete menyre edhe infektueshmerine e pacientit.
Faza e dyte eshte ajo e “sterilizimit” qe ka te beje me perdorimin per 4 muaj te rifampicines me izoniaziden qe te shkaterrojne ato baktere qe kane mbetur dhe te heqin mundesine e nje recidive (riperseritje).
Mundesia e sherimit me kete protokoll arrin 97-98%.
Ky system ka zevendesuar ate te meparshmin qe parashikonte nje kohe terapije nga 12-24 muaj sepse ky paraqiste disa probleme qe vinin nga pacienti…pas nje fare kohe,simptomat zhdukeshin dhe pacientet nuk e mbaronin kuren deri ne fund duke I dhene mundesi te recidives.
Problemi I vetem qe po has regjimi I mesiperm eshte ai i rezistences nga ana e tuberkolozit (forme e njohur si tuberkoloz multirezistent ndaj ilaceve MDR-TB )
Si i behet ne keto raste?
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.