Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga Fajtori datë 22 Korrik 2007 - 19:12:

S'po di ku ta rhksuaj kete mesazh, se ketej vetem tema me kacafytje gjen.

Sidoqofte, thjesht mendimi im mbi presidentin qe u zgjodh:
1. Zgjedhja e presidentit ishte turpi me i madh i politikes shqiptare. Te isha si Bamir Topi do jepja doreheqjen, sepse nje president qe zgjidhet me hile dhe skile nuk ka si te perfaqsoje vendin dhe bashkimin komebtar. Nje politikan me ndergjegje dhe popullor si Bamir Topi duhet ti lere derrin mac ne dore Nanove dhe Salave duke mos u bere si gjithe presidentet kukull qe duhen sa per figure.

2. Mendoja se Nano kishte dy pare llogjike, por vertetova se i mbyturi te mbyt. Meqe vete shkoi poshte ja futi dhe partise se vet duke sabotuar Edi Ramen dhe te majten ne pergjithesi.

3. Edi Rama eshte i vetmi politikan per te cilin njoh shume njerez te kene ndryshuar mendje dhe ta mbeshtesin me kalimin e kohes. Edhe ata qe dikur se pelqenin tashme shikojne tek ai ndryshimin e madh ne politike. Edi Rama ka mbetur tashme i vetem kunder gjithe palacove te politikes qe bejne pazare ne kurriz te tij per te mbjatur lart pushtetin e ish komunisteve si Nano dhe Berisha. Aq me teper pas kesaj qe ndodhi mbeshtes figuren e Rames si kryeminister me shpresen qe te pastroje politiken nga keta bajraktare te vjeter si Nano, Berisha apo Meta (i cili bente pazare personale me Berishen). Dhe per asnje cast nuk duhet harruar se Edi Rama eshte po ai njeri punetor (qofte dhe i korruptuar) qe ka sjelle fryme te re ne Tirane dhe ndertoi figuren e vet nga hici. Te gjithe Sterkajt, Harasanajt dhe marionetat e tjere te politikes shqiptare jane thjesht njerezit qe duhen eleminuar sepse po ndosin politiken me korrupsione dhe pazare tipike te Tiranes heroike.

3. Fundi i fundit askush nuk protestoi ne popull per keto pacavure politike. Bemir Topi mund te jete president i mire, por menyra si u zgjodh nxorri ne pah gjithe pacavuret qe behen neper tavolina kafenesh. Nga ana tjeter nderhyrjet e ambasadoreve te huaj (si ai anglez) ne punet e brendshme jane te papranueshme. Perfundimisht fitoi servilizmi i shqiptareve ne shekuj dhe vertetoj se jemi nje popull i degjeneruar dhe i pamoralshem perderisa shumices nuk i beri pershtypje zgjedhja e presidentit me puce brenda partive. Aktualisht kemi zgjedhuar presidentin, por kemi humbur moralin dhe ndergjegjen politike si popull. Shqiptaret nuk dine te mendojne me trurin e vet dhe te behen pjese e politikes. Perkundrazi, jetojne mes servilizmit, krimit dhe tolerances ndaj imoralitetit. Vete zgjedhja e presidentit e deshmon haptaz kete.

4. Dhe ata pak njerez te cilet u skandalizuan nga pazaret e Nanos jane te rinjte, te cilet kane akoma shume vite per te jetuar dhe besojne se gjerat mund te rregullohen ne Shqiperi. Nje shoku im me tha ne telefon "Eshte bere per te ikur fare tani". Po kjo s'ka rendesi tashme, sepse Shqiperia eshte mesuar ti beje lanet qytetaret e vet dhe ne dyert e Tiranes te dynden personazhe si Harasanaj, Sterkaj, Tome Doshi, etj. Keta fitojne leket dhe fuqine e nevojshme per te komanduar te rinjte, te cilet nuk kane si te kthehen Shqiperine e Nanos. Me e cuditshmja eshte se pikerisht Nano valeviti per vite rresht flamurin e kthimit per studentet qe jetojne jashte. Atehere si mund te kthehen te rinjte ne nje vend ku i mbyturi Nano terheq me vete gjithe partine qe e mbajti me pushtet per kaq vjet me rradhe? Kesaj i thone per inat te sime vjerre (dmth Rames) une do fle me mullixhiun Berisha. Ndoshta koncepti i beses ka lindur pikerisht nga pabesia (sic thote nje shoqja ime). Dhe besa e shqiptarit eshte "si purteka e (.)arit".


  Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.