Forumi Horizont | Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Sa i rendesishem eshte opinioni i te tjereve???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18168)
Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Eshte ceshtje karakteri.. opinionet e te tjereve kane shume rendesi ne periudhat e formimit te karakterit. Njerezit e pasigurte ne vetvete kane nevoje te kene konfirmimin e jashtem, te binden qe po sillen sipas linjes qe mund te pranohet me lehte nga te tjeret. Po kjo sjell ne imitim te asaj qe ofrohet nga jashte, qe jo gjithmone eshte pozitive per fat te keq.. keta njerez do behen praktikisht ajo qe shoqeria mendon per ata dhe, ky personaliteti qe duhet formuar, nuk formohet kurre sic duhet. Nga ana tjeter shume njerez, jane me te forte emocionalisht, jane edukuar (ose e kane fituar ne rritje e siper) me vetebesimin e duhur per te mos qene te varur nga ambienti rrethues. Po per mendimin tim, per sa mund te hiqen indiferente ndaj opinionit te te tjereve, prape se prape nje vesh ngrehur e mbajne. Ne jemi qenie qe kemi nevoje per grupin, e ne nje menyre apo ne tjetren kemi nevoje te ndihemi pjese e grupit. Normalisht, grupin e zgjedhim vete ne, e ngushellohemi me idene qe vetem per njerez qe ia vlejne mund te tregohemi "te dobet", pa e ditur as vete ne fund te fundit nese keta njerez ia vlejne vertete apo jo.
Shkurt muhabetit, mua me intereson opinioni i te tjereve, po vetem kur vendos t'ia pranoj vetes qe kam nevoje per ate opinion.
Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.