Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)


Postuar nga Perendia datë 21 Prill 2004 - 02:05:

Hapni ditë o male!

Hapni dritë o male, mos rrini në re
Ti baba Tomorr lësho një rrufe* (përsëritet)
ja ku janë armiqtë apo nuk i sheh
ti...*
ejani ju shokë mbidhuni tek ne
ti...*
i kërreni armët që keni në dhé
ti...*
të derdhet gjaku të shkojë rrëke
ti...*
si në kohë të parë njëzeta kur qe
ti...*
armikun t'a ndjekim përtej të vé (të vejë)
ti...*
si prindërit tanë me bes e me fe
ti...*
se kjo s'durohet që të flemë ne
ti...*
shqiptari trim e ka havale
ti...*
që armikun e huaj t'a mbajë në qoshe
ti...*
me shpatë në dorë ngreu Skënderbe
ti...*
e dimë që s'ngjalle po shëmbëllën na le
ti...*
dhe ti babai Kombit, ti Smail Be
ti...*
tashti erdhi koha të luftojmë ne
ti...*
për flamur të vdesim dhe për mëmëdhé
ti...*
ky është betimi që po bëjmë ne
ti...*
dhe ju mëmat tona mos qani për ne
ti baba Tomorr lësho një rrufe


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.