Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga Klodel datë 19 Prill 2004 - 16:47:

Unhappy

cdo pergjigje ndaj ketij mesazhi do ngjante si patetike, por me bere te rikujtoj 3 ditet e fundit ne spital dhe pyetjet pafund qe mbeten pa pergjigje. te njejtat por edhe me shume, qe nuk mundja t'ja beja vetes ato dite, ato minuta se shpresa vdes e fundit, por qe per shummmmm kohe me pas me kane munduar. cili ishte amaneti i fundit, e dinte, s'e dinte, pse ime me, pse pikerisht kur do vilte frutet e gjithe sakrificave te saj, pse kaq shpejt, pyetje retorike pafund.

i vetmi ngushelliim qe gjeta qe te mund te jetoja me tej, eshte ideja e nje dimensioni te katert, qe nuk shihet nuk preket por ndihet... ideja qe shpirti jeton me tej, ndryshe c'kuptim do kishte ne kete jete te jemi te mire apo te keqinj, te vuajme apo te jemi te lumtur, nese te gjitheve na pret i njejti fund????


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.