Forumi Horizont | Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Kisha dhe Pedofilia. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6270)
vazhdojme me temen...
Siç e kemi thene edhe me pare, pedofilia eshte fenomen qe ka ekzistur te Kisha qe ne fillimet e saj, por vetem nga fundi i shekullit te 20, qe fenomeni eshte perhapur ne masse dhe mediatizuar per boten mbare.
Ne fakt nuk eshte aq shume e tronditese fakti se disa prifterinj ushtrojne pedofiline... ne mos ishin prifterinj, pedofilia gjithesesi do te ekzistonte nga te tjere individe, por tejet trondites eshte fakti, ose me mire qendrimi zyrtar i Kishes.
Per asnje çeshtje tjeter Kisha nuk vihet ne levizje ne ate menyre, qe perdor per mbrojtjen e prifterinjve pedofile kundrejt drejtesise.
Faket jane ne zemer te Europes.
Ne Viene (Austri).
Kardinali i Vjenes, (viti 98) (tanime ne pension), nje mik i ngushte i Papes se Romes ka qene nje nga pedofilet me te d egjuar te Kishes ne Europe, jo vetem ai por edhe prifterinj te tjere, ne kompjuterat e te cileve jane gjetur foto pedofilie.
Keta njerez jo vetem qe jane mbrojtur nga Kisha, personalisht nga Papa I romes, por Kardinalit ne fjale i eshte ofruar mundesia qe te kaloje pleqerine e tij ne nje manastir ne Gjermani, duke i shpetuar drejtesise Austriake.
(gazetat me prestigjoze austrike, te asaj kohe flasin gjere e gjate per kete çeshtje)
Ne Bruksel (Belgjike) ne vitet 98.
Ne 98; ne belgjike ka qene vertet nje Stuhi Pedofilie neper kishat e vendit.
Belgjika ka qene dhe eshte vendi i parene Bote qe nuk ka hezituar aspak te nxjerre perpara drejtesise Kishen, si person fizik.
Fjala ka qene per priftin Andre Vanherlyn, i Kishes Krishti Punetor, ne Komunen Sint-Gilles.
Gjykata jo vetem qe njeh, provon dhe denon Kete prift si fajtor per abuzime seksuale mbi femije dhe e denon me burg te mbyllur, por njeh dhe provon si fajtor ne kete ngjarje edhe kardinalin Danneels dhe evekun e ketij te fundit , Paul Lanneau.
Keta dy drejtues te larte te Kishes Belge, jo vetem qe kane qene ne dijeni te çeshtjes, por edhe me keq, nuk kane marre asnje mase (te hapur apo te fshehur) per te nderprere lidhjet e ketij prifti me femijet.
Keto jane Konkluzionet e Gjykates Belge jo te miat.
Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.