Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- qelizat burimore (staminale) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9587)


Postuar nga NS-6 datë 23 Korrik 2006 - 02:31:

qelizat staminale embrionale (1)

Cod. A22072006

ne hierarkine e qelizave staminale u permenden qelizat staminale pluripotente qe nga fuqia vijne direkt pas zigotes...jane ato qe quhen qeliza staminale embrionale
qelizat staminale embrionale perftohen nga nje strukture qe quhet blastocist e cila nuk eshte tjeter vetem se zigota qe i eshte nenshtruar nje numri te caktuar ndarjesh dhe ka arritur numrin total prej rreth 150-200 qelizash .qelizat staminale embrionale jane qeliza pluripotente sepse jane te afta te formojne 3 shtresat (ektoderma,mezoderma dhe endoderma) prej te cilave do te formohen te gjitha qelizat e tjera me vone.
por nuk eshte kjo karakteristika e vetme qe kane qelizat staminale embrionale. nje gje e cuditshme qe paraqesin eshte qe atyre u mungon nje "postobllok" qe eshte ne fazen G1 dhe prandaj pjesen me te madhe te kohes se tyre e kalojne ne fazen S qe eshte faza e sintetizimit te ADN.po ashtu nuk kane nevoje per nje stimul te jashtem qe te fillojne ndarjen.
po ashtu eshte e mundur qe duke i stimuluar nga jasht te besh qe ato te vazhdojne te ndahen ose te kthehen ne qeliza te diferencuara.por ajo qe eshte gjeja me interesante eshte qe ato qeliza nuk paraqesin fenomenin e inaktivizimit te nje kromozomi X.normalisht ne cdo qelize te femres, njeri kromozom X eshte i c'aktivizuar dhe shkaku eshte qe te mos kete nje hiperprodhim te gjeneve qe ndodhen ne kromozomin X...per kete arsye,kromozomi tjeter X formon nje ARN qe shkon dhe e mbeshtjell kromozomin X dhe e c'aktivizon...zgjedhja behet ne menyre te rastesishme (te pakten kjo eshte ajo qe besohet deri me sot,sepse do ishte me te vertete gjynah nese nje proces aq i bukur te perfundoje me kaq shpjegim ...megjithse me thene te drejten,ka shume mundesi qe kromozomi X te mos jete komplet i c'aktivizuar sepse jane disa gjene qe nevojiten gjate fazes se rritjes dhe ne momente te ndryshme te jetes se femres (informacion i bazuar ne "bazat patologjike te semundjeve (Robbins))...ky shpjegim ka kuptim nese mendojme psh rastet e problemeve ne numrin e kromozomeve si psh sindroma e turnerit ku mungon nje kromozom X (ka nje perqindje te larte vdekjesh por gjithsesi nje numer arrin te mbijetoje).nese kromozomi X do ishte komplet i c’aktivizuar atehere ne kete rast qe kemi 1 te vetem duhet te ishte i mjaftueshem per te pasur nje zhvillim normal…por qe normalisht nuk ndodh.mundesine e nje autodisaktivizimi e heqim sepse ka shume gjene qe jane te nje rendesie vitale ne kromozomin X dhe kerkohet patjeter shprehja e tyre (prandaj edhe kariotipet 0Y vdesin sa here para se te lindin…forma te tilla pa kromozomin X nuk jane kompatibel me jeten)...vazhdon


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.