Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)


Postuar nga iliriusa datë 13 Mars 2006 - 04:33:

***Liria i ka hapat e pergjakur***


Zerat kaperthen neper mugetire
cirren e cfilosen ashper ne fytyre
Veshet perpeliten e struken ne duar
syte cepave ngecin, te lodhur, te menduar.

E gjymtyret tunden, perplasen e zgjaten
Gisht me gisht njerzit ngjeshen, maten
kacafyten shpirtrat si monstra te etur
ne kete jete te ndyre, te verber te vdekur

Dhe liria vjen me duar pa thonje
me to ka zhgrryer token neper ku kaloj
Edhe shpirti monster ul zerin e pret
e si ta dije ai qe liria vete nuk vret!

E liria vjen me hapa te pergjakur
me kofshe te ndotura, e lekure te plakur
Me sy te ngrene por ende te pashuar
akoma e virgjer edhe pse qindra here e perdhunuar!


21 Shkurt 2006


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.