Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Nëntor 2009 - 02:46:

cecila

Faleminderit per fjalet e mira e dashur. Te mirepres te komentosh sa here te duash.


Sorry por mu duk e drejte te fshij disa komente.
Peace!!


Postuar nga erious datë 29 Nëntor 2009 - 02:54:

.

duke qene poezia forma me banale e letersise, siç eshte vizatimi ne krahasim me pikturen

eshte titulli ai qe i jep nje fare botkuptimi...

tulipani ja ka fut kot, them un... por qe i ka dale plot.


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Dhjetor 2009 - 05:42:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
.

duke qene poezia forma me banale e letersise, siç eshte vizatimi ne krahasim me pikturen

eshte titulli ai qe i jep nje fare botkuptimi...

tulipani ja ka fut kot, them un... por qe i ka dale plot.



ky komenti eshte nga me tipiket tend.


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Dhjetor 2009 - 06:17:

You can see the cracks,
you can feel the smacks,
and under you skin
your flesh still feels thin.
Did you ever lie
and then wonder why?
Did you ever laugh
with your own stuff
and then disagree
with this tragedy?

So get it up
get it down
until you feel like a monkey.
Head bang your head
until you hit the ground
and everything feels pretty funky.

Maybe this life is cheap
no need to be a creep.
So dont feel being rude
to get your own attitude
from this world of sin
that will never win.


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Janar 2010 - 09:51:

Andej nga po vij

Te flasesh me kundershtime
i ka dale moda.
Te pakten keshtu thuhet
poshte e lart,
ose te pakten
atje poshte dhe atje lart
ku kam qene une.
Te jete valle e vertete
edhe pse ata qe gjesdisin
poshte dhe lart
si puna ime,
shpesh ndjehen
ne kundershtim me vetveten?


Postuar nga ingmetalboy datë 05 Janar 2010 - 11:59:

Bosh

Dritaret jane te medha,
poltrona e rehatshme,
vatra kercet nga zjarri
dhe liqeni i ngrire
perjashta vishet nga debora.
Flete e bardha presin
te mbushen, shpresojne
ose jam vetem une ai qe shpreson.
Cuditerisht mendja eshte bosh.
Duart jane bosh.
Brenda jam bosh...


Postuar nga Prrijungg datë 05 Janar 2010 - 22:14:

hapa syt por nuk shikoj
hapa veshte por nuk degjoj
hapa shpirtin por nuk jetoj
hapa zemren por nuk dashuroj

mbylla syt enderra shoh
mbylla veshet thash mos degjo
mbylla shpirtin thash jeto
mbylla zemren mos dashuro

mora qelsin dhe prap i hapa
por quditerisht me don nata
edhe pse kam qejf ne drit
drita nga une gjithmon ik

dua te dashuroj
dua te kendoj
dua te NDJEJ
por kam vdekur


Postuar nga Katilesha datë 06 Janar 2010 - 05:26:

Thumbs up Re: Bosh

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Dritaret jane te medha,
poltrona e rehatshme,
vatra kercet nga zjarri
dhe liqeni i ngrire
perjashta vishet nga debora.
Flete e bardha presin
te mbushen, shpresojne
ose jam vetem une ai qe shpreson.
Cuditerisht mendja eshte bosh.
Duart jane bosh.
Brenda jam bosh...



Idem


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Janar 2010 - 09:37:

Re: Re: Bosh

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha


Idem



im sorry


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Janar 2010 - 12:10:

Histori e pervecme

Akoma fryme, gjalle per cfare?
Mbrapa mos shiko.
Perpara te ecesh mos harro.

Gjunje qe nuk pranojne te perkulen
dhe pse kohe ka qe jane thyer.
Sy qe nuk pranojne te mbyllen
dhe pse drite me nuk kane.
Zemer qe nuk mund te dorezohet
dhe pse frika brenda gerryen.

Faqja jone ne dyluftimin e heshtjes?
Plaget shtohen, por ndodh qe sherohen
dhe rruga vazhdon,
per ne askundisht qe prej imagjinates
me emer te pervecem na therret.

Udhetim qe jep, por dhe shume merr.
Enderra dhe histori ngadale thermohen
dhe bien mbi ne si shi
ndoshta per te freskuar,
ose per te kujtuar,
qe dikur ne te kaluaren,
dicka ka egzistuar.

Dicka qe te ftohtin brenda
e ka shnderruar ne nje zjarr.
Qe luften e ka zevendesuar
me thjesht deshiren per te jetuar.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.