Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Era e terbuar bente peshe tek deget e pemeve dhe gjasonin si shtriga te pakrehura, hena sikur lunderonte si trup pa ngjyre, dhe ecte pa kembe mjegullat leviznin si te cmendura, lumi bertiste ne heshtje, toka pihej me uje te turbull, njerezit udhetonin ne autostraden pa kufi si te trulluar...C'po ndodh me kete panorame? Thua nje demografi e hutuar... Era vazhdonte te sillte trupat e veta ne koren e tokes se zeze, hena ndonjehere ndriconte pa ngjyre, e here pa koke, mjegullat here benin kerdi tek objektet, e here po meremetonin deget e pemeve, dhe keshtu te jepte ne mendje nje histori te bukur fatale... Koha vazhdonte te shkonte ne kete shkalle, dhe ne minute merrte ne qafe njerezit me bisht qeni... Lutjet e njerezve pa bisht shkonin ne drejtim te harruar, ndersa lutjet e kuajve magjik shkonin ne shperblim te historise paemer... jeta vazhdon ne mbarim te tehu akullnor...
Eshte ndjenja me e bukur kur sheh duke u realizuar nje enderr per te cilen ke gati nje jete qe punon...flm te gjithe atyre qe kontribuan e qe do vazhdojne ta bejne deri ne realizimin total
Rri perreth bregut te detit
dhe pushoj mendjen nen rrapellimen e dallgeve te detit...
skaj qiellit te heshtur
rrezet e thyera te henes qetesisht depertojne ne thelesine e detit
dhe krijohet nje panorame e bukur nateje
rri ulur perreth bregut te detit
dhe flas me ritmin e dallgeve
skaj bregut te detit
rrezet e henes binin pjertas mbi nje kopertine libri
dhe shihja nje portret
si njeri (poetin) qe rrinte me liber ne dore...
Me respekt Plloshtani
c'est pas clair tout ca !!!!!
me pelqyen shkrimet e tua amor e plot shkrime te tjera qe sigurisht si padashur me bene te zhytem ne mendime...dhe pikerisht ne ato qe refuzoj nga dita ne dite..dhe qe duhet te vazhdoj te refuzoj prandaj do bie te fle
naten
Hesht te lutem , fjalet e tua shpirtin ma lodhen.Endrat mi ktheve.. mi ktheve ne makth ashtu si dhe jeten pabesisht ma ktheve ne klithem per veshet e shurdher.Hesht te lutem se skam me fryme te te pergjigjem , skam me puthje shprese e psheretima pasioni. Tashme skam me asgje ,dhe asgjeja me mungon...se tashme asgjeja je ti___________ Per tu DIABOLIC A'S
Huuh,frymemarrje e thelle,mendime te cekta duke luftuar mendime te thella te shprehura me shikime,me prekje,me buzeqeshje.
E di i dashur ditar?
Ikja s'ka qene asnjehere ne filozofine time te jetes,perkundrazi,ecje perpara me force karakteri,pa care koken se kujt i jepte bezdi suksesi im ne jete,pa u shqetesuar se kujt i jepte bezdi rrethi im shoqeror,pa vene re se kush shtremberonte buzkat ne pamjen e “nr tim te kembes” me pas duke thene ”s’eshte konkurs bukurie”,pa hedhur nje sy tek ato qe thonin kur s’arrinin dicka”rrushi eshte i tharte”…Por ama DHE kam mar perhere nga im ate thenien “dhe loja me e ndyre ka rregullat e saja”!Zot(huh,ca dreq "Zot-i" njehere nese nuk besoj?)Pse aq naive sa te mendoja qe gjithe jane rritur me shprehje te tilla?Pse te ktheja dicka te tille ne nje arme kunder vetes tek njerezit e paskrupullt????
Duhet ta falenderoj,im ate?Duhet ti jem mirenjohes qe dhe ne momente kur duhet te ulesh veten ne nivele rrugacesh,nuk e ben pasi ai ne vazon ku me kishte mbjellur me ka ushqyer me shprehje te tilla?Ah,nuk e di,nuk e di por ama NDIEJ dhe kjo momentalisht po pushton teresisht koken time duke mos i lene me vend arsyes.
Kafshova buzen ne gjak nga mundimi per t’ju permbajtur normave te tua,durova te padurueshmen,durova ate qe s’ishte thene asnjehere…luftova deshiren per te thene”ti qe ke mizen nen kesule je i fundit qe duhet te flasesh per njerez qe s’njeh,pedofil i ndyre”,luftova veten.E natyrisht,kjo kerkoi “flijimin”(sic do e thoshe ti)e saje,nje cope nga ato qe mbroja me xhelozi ne vetevete.
Liria-O2,racionaliteti-rrenja ime,cmenduria-ndjenje e asfiksuar te ciles ti po mundohesh ti japesh krahe,TI<->AJO -cdo gje e kundert por ne te njejten kohe fill bashkues i dy jeteve…
P.S. Flm Lilou,jane thjeshte gjera te ndjera,pa u munduar te bej letersi
Kur t'ju duket e varfer perditshmeria, mos e fajesoni ate, por veten tuaj. Dhe i thoni qe nuk jeni sa duhet poet qe ta ndizni fantazine ne te; sepse per krijuesin nuk ka varferi dhe vend te varfer e pa rendesi...
respektet e mia
E diele 17 tetor 2004
Valentino Rossi fitoi garen e rradhes ne Philip Islands duke u shpallur Kampion i Botes ne MotoGP.
Nje tjeter dite qe do mbahet mend,nje tjeter xhiro finale qe te heq frymen e te le pezull .
Duhet nje tjeter kafe te zgjohem siç duhet.
uhhh mijera idera.
Sidomos ato idera qe njerezit find repelling .
Oh nje kinema -tamam vendi per nje vrasje ,i erret ,i zhurmshem.
Auditori i madh i heshtur ne kolegj te fut te dridhurat right? e sheh mu perpara ngjarjen ,historine si ngrihet ,si formohet prej mendjes.
Ja ketu pas skenes ndodhin gjera te frikshme.-i them asaj duke qeshur vesh me vesh dhe duke ngjitur shkallet per ne skene.
Ajo perqesh per iderat e cmendura qe dalin prej gojes sime.
Une qesh akoma me shume duke shtuar qe te shkruash per gjera te frikshme qe ndodhin prapa skene eshte entertaining .Sigurisht preferoj me shume historirat e fantazive sesa historira prapaskenash ne jeten qe te rrethon.
-E megjithate ....megjithate si mund te shkruhej nje prapaskene nga imagjinata po s'pate nje copez sado te vogel materiali ne realitet?
-Boy, i didn't know you had so many dark thoughts!
Ah ,po carnival towns, good scenes for crimes? secret passages, libraries, laboratories, clowns,railroads,urbans,caves, haunted houses, white houses,.....................gray houses...................., -nje qeshje .
Ne fund te fundit skena s'ka rendesi gjithsesi,njerez prapa ---(skenash = mund te zv per krahe, dijenise tende, shpine etj) ka kudo.
Edhe krime ka kudo.
-Hmmm po Amendamenti IV per "mosprekjen" e njeriut .....hmmm ,perse ekzistojne kushtetutat xhanem ?
-Akoma e gjen argetuese?
-Hmm e kam nje plan ...,planet po te mos sakrifikohet ndonje gje nuk realizohen...
-You sound like a killer.
Koka u kthye ne te majte. Syte veshtruan karriget e boshatisura te auditorit.
-Is that terrible for you? ........Mos harro ka gjithmone te tille perreth ,si elektrone ,vrases trupi dhe ndejnash ,ka frymezim me te mire sa kaq?-qeshje....
-Qeshje sadiste?
-hmm,,,vetem qeshje...
ditari im,e merkure+e enjte 20+21 tetor 2004
I dashur ditar:p:p:p:p
Sot Red SOX fituan kunder Nju Jorkut.
Po sot Milani Fitoi kunder Barcelones
Po sot pashe filmin "Flutura ne Kabinen Time"
Sot shkova me vonese ne pune
Sot tek puna,dy goca shume te bukura nuk kishin leket per te paguar porosine:p(u rrofte bukuria)
Sot i jam futur semaforeve me te kuqe dhe per fat policet me duket se ishin pergjumesh
I dashur ditar!Me dukesh tamam si prift,ngaqe po rrefehem:p:p
Mbase bej gabim,se jam Muslyman:p:p
Nuk vij me te rrefehem pasi nuk mund te bej dot hartime si pararrefyesit e shumte.
Ika tani se skam ndermend te vete dhe neser vone ne pune
Forca MILAN!
Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.