Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 16 Maj 2006 - 19:05:

Isra Syrius faleminderit nga zemra per urimet dhe per vleresimet Fat dhe lumturi dhe juve Syrius vertet nje me pak ne listen e deshirave tani mbeten dhe disa. Ju ftoj per nje birre, edhe gocat edhe pse virtualisht


Postuar nga Demokrate4ever datë 17 Maj 2006 - 00:52:

Urime Ana dhe suksese te metejshme ne jete..

p.s Sot do zgjidhja nyjet e mendimeve te mija te vraponin lirshim ne kete horizont ,ku askush s'te njeh,ku c'do njeri fshihet nen lekuren e tij te perbere prej levozhge te thyeshme edhe pse iken ne nje menyre dhe rikthehet ne nje tjeter.Por jo..ne disa momente te tilla njeriu eshte me mire te heshte.. Mendoja se kisha harruar alfabetin dhe smundja te formoja nje fjale, por jo, thjesht ajo fjale humbi ne nje loje copezash ku asnjehere s'ke forcen ti mbledhesh.!


Postuar nga Klodel datë 17 Maj 2006 - 19:43:

Flm Deni suksese dhe ty.

Sot koha duket se eshte cmendur, ketu del dielli, ketu furtuna, ketu bie shi qe te qull nga koka tek kembet, pas 5 min del dielli dhe te kujton qe ke harruar syzet ne shtepi.  Megjithate duket se kjo cmenduri e kohes sikur nuk me perket sot- sot jam e qete dhe me shpirtin e ngrohte.


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Maj 2006 - 19:55:

Nuk e imagjinoj dot veten te jetoja ne nje vend ku nuk kishte det, jam rritur ne nje vend ku deti ka qene gjeja me e bukur, gjeja me e lumtur per ditet e trishtuara, gjeja me embel per ditet e hidhura, vendi me i bukur per te enderruar, ku perendimi i diellit ishte gjeja me fantastike e qytetit.

U largova e vogel nga ky qytet, por asnjehere se kam harruar, e adhuroj me ate bukurine e thjeshte, me detin e piset ne vere, me aromen e algave ne darke, me shijen e krypes qe te len ne trup.

Qyteti im i dashur Durres


Postuar nga volter datë 18 Maj 2006 - 12:40:

Tash dhe une jam i lumtur, nga gjithe ajo lodhje deri ne kocke, po dhe i lumtur nga dalja e siper e trishtimit poetik..

Tani mora dhe te bukuren ne dore dhe eci paralel dhe qetesisht, sikur te isha njeriu me i famshem ne bote... dihet, jam gjendur kaq shpesh, atje ku era fryn shume forte dhe ku askush nuk mund te jetoje, vec mendjes dhe shpirtit te madh... hej perendi , falenderit qe keto dite une u shnderrova ne MBINJERI...

Hej perendi, tani e tutje dua ta perjetoj edhe ate fjalen mbinjerezore - GJENIU !

Perendi , mbaje mend qe kete lumturine e dyte do ta arrij se shpejti! Te pershendes me nje poezi timen, ku emri jot shkruhet ne pergamenen time, tashme te cuditshme..

Nese nuk do ta pushtoj boten, s'dua te jetoj as edhe nje cast jete..!

Mirupafshim lumturi !


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Maj 2006 - 13:23:

Jam i humbur.
Perseri ora 3 me gjeti me nje liber ne dore qe me tregon per nje temperature te cuditshme ku librat digjen. Valle mund te shuhet dot fara njerzore nen hijen e nje libri universal ku do te jete shkruar cdo gje???
Pyetje qe mbajne ere pagjumesi dhe alkool. Fjale dhe heshtje. Batuta te cuditshme qe trokasin mendimeve dhe zgjojne apo perzejne arsyen. Bishta cigaresh dhe hi duhani mbi tavoline. Tablo te shremberuara nga lageshtia dhe nje dashuri e cmendur per qelizat e jetes. Rrahje zemre dhe frymemarje e shpeshtuar.
Cfare kishte valle ajo dreq dopio e fundit???
Gati gati tani po ndihem me mire.
Hipnoza funksionon serisht.


Postuar nga Klodel datë 26 Maj 2006 - 18:53:

If you love till it hurts, there is no more pain, but only love- Mother Teresa.


Postuar nga Klodel datë 31 Maj 2006 - 22:11:

Mengjes ne Metro- fragmente te shkeputura pa pike lidhjeje

Gjera te shkeputura thjesht pershkrim i mengjesit teksa udhetoja me metro per te vajtur ne shkolle. Me nje ore gjume dhe me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur, teper e lodhur per te lexuar ndonje gje ne metro, por teper udhetim i gjate per te kundruar njerezit.

....
Koha ishte acar jashte, por brenda ne metro ishte vape. Hypa ne tren... Shume njerez, teper shume... krijonin nje zagushi saqe dukeshin sikur luftonin per nje cope ajer te paster. Gjithnje pyes veten, pse nuk levizin ne mes te vagonit, por perqendrohen te gjithe tek hyrja dhe shtypin njeri tjetrin si sardele. ... Pune cekesh.
Shyqyr nga njera ane jane shume te qete dhe para se te hypja ne vagon, ne stacion pervec zhurmes se trenit nuk pipetinte njeri, edhe pse kishte shume njerez qe shkonin ne pune. Shyqyr thashe... vazhdojne mendimet apo apo gjendja pergjumesh pa t'i nderprere njeri si "dhunshem". Kur njera me nje ze acarues po fliste me ze te larte. E pashe gjithe inat a thua c'me beri dhe bera nje pyetje retorike: pse gjuha shqipe nuk te acaron mengjeseve, por cekishtja te duket sikur po shkrepet kallashnikovi. ... O zot sa pergjumesh isha. po edhe ashtu pergjumesh po shihja rreth vetes. Njera qe m'u ul prane kishte nje parfum te rende nga ato qe jane gjysem burrash, m'u duk sikur me ofruan ndonje gje te fuqishme ne hunde ( nga ato qe te japin te permendesh kur te bie te fiket, se s'po me kujtohet si i themi) qe me shkundi per pak momente. Perballe meje ishin ulur dy femije te vegjel te hutuar nga njerezit e shumte, diku nje pjese e brendshme e gazetes qe i kishte rene njerit qe po e lexonte. Me tutje njerez qe nuk merreshin me ndonje gje te vecante, por kundronin njeri tjetrin, veshjet, detajet, kepucet.. body language. Por te gjithe kishin nje te perbashket. Ishin turivarur dhe pergjumesh. ( Karakteristike vendase qe nuk dine cfare eshte buzeqeshja apo qeshja). As vete s'e mora vesh si u zhyta ne mendimet e mia ne ate gjendje gjysem pergjumesh dhe po mendoja c'desha qe e lashe provimin kaq heret. Por shoferi e kishte hapur autoparlantin ne kulm dhe zeri mekanik qe lajmeronte stacionet qe ta jepte mu ne maje te kokes. Po vija re sa jam cekezuar, me bezdis dhe zhurma me e vogel dhe ka filluar te me pelqeje qetesia teper shume... Edhe xhupi qe mbahet 9 muaj te vitit ka filluar te behet dicka e dashur, qe me mban ngrohte. Madje as nuk me ben pershtypje me qe eshte 31 maj, neser 1 qershori dhe une jam veshur pothuajse si nn vjeshte. Kuptova qe me pelqen Vjeshta. Sikur te kishte gjithe vitin vjeshte... nuk mendoj se do me merziste me, me kete transformim te natyrshem qe kam pesuar keto vite. Ne koke me erdhi kenga Det o Det i kaltri det. Ti kengen time ma degjo, degjoni dhe ju o vale, per dashurine zemra ime kendon. dhe mendimet u mbyllen me nje mendim, qe po e le per vete ...


Postuar nga Klodel datë 12 Qershor 2006 - 05:31:

Ja u riktheva perseri ne kete hapesire grimcash mendimesh, ndjenjash te skalitura, momentesh qe kane qene pjese e jetes. Sot degjoj fuqishem zerin e zemres si me bucet, degjoj melodine e shpirtit tim. Nganjehere eshte vajtuese, pastaj e fresket si ajri i pranveres, pastaj e embel si fjalet e kenges, pastaj e qete shplodhese si zhurma e valeve qe perplasen bregut ritmikisht, pa u vonuar apo pa shpejtuar. Sot ndiej fuqishem ndjenjat e mia qe me gurgullojne si uji i burimit apo qe perplasen fort si ujevara pas shkembit. vetem se nuk eshte shkembi por eshte kraharori im. Sot ndiej si shpirti deshiron te leshoje trupin dhe te fluturoje i lire ne hapesirat pafund. sot.. tani.. disa momente me shume te jetuara, nga ato qe thua me gojen plot i PERJETOVA. pacim forumi gjume te embel te gjitheve.... e shpirtra te lehte..


Postuar nga volter datë 13 Qershor 2006 - 02:29:

Me vjen keq edhe per shpresen e thyer, me vjen keq per trotuaret e mendjeve njerezore qe kane kaluar kufijte pa e ditur as vete, me vjen keq per shpirtrat qe s'kane fuqi te shpirterohen, me vjen keq per te gjithe...

hej rebelimi i turmave/revolta e turmave, po infekton minoritetin me ritem te pershpejtuar, dhe ben nje hije te zeze mbi trute ... ndihet nje arome e djegur mes buzeve te krisura!?

e gjithe kesaj si mund t'ia veme emrin?!... Hej Ortega Gasset c'mendim ke ti, mbase vetem mendja yte njeh me mire kete kod te rebelimit te turmave?!..


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.