Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Postuar nga IQVLORA datë 15 Prill 2007 - 20:08:
Re: Re: konte
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Shiko, eshte term mjekesor, sepse kemi dhe cerozen qe dhe kjo eshte semundje, desha te them se dhe ketu kemi ate pjesen cer.
Me mire kete gje na e sqaron nje mjek se ku eshte fjala, mjaft sa te na fuse ne brazde se pastaj ecim vete.
Nga sa kam degjuar ne nje emision televiziv,kam mesuar se Kancer eshte quajtur doktori ose studiuesi i cili zbuloi kete semundje te keqe.Pra per nder te tij kjo semundje u quajt kancer.
Disa fjale te vjetra:
1)dylmer -mbareshtues i bagetive te imta
2)kade(kadishte)-fuci druri ku mbahej bereqeti
Nje histori me kadishten treguar nga gjyshja:Nje kusar i tmerrshem nga fshati Mavrove vodhi nje ka te nje fshatari te tij.Ai e theri e futi ne kadishte dhe e mbuloi me mistrishte.Poqi mish dhe ua dha femijeve per te ngrene.Por para se t'ju jepte te hanin ai i zgjoi ata nga gjumi duke ju hedhur uje me shoshe si shi duke ju thene cohuni se po bie shi.
Njeri nga femijet i quajtur Lulo,paksa i shkare kendonte nje kenge:
Barku im i cacurri
hengri mish prej kau
e theri babai
e futi ne kadishte
e mbuloi me misstrishte
(Miserishte eshte pjesa e kallirit ku qendrojne kokrrat e misrit).
Ata qe kerkonin ta zbulonin pyeten femijet kur keni ngrene mish.Dhe e dini kush ishte pergjigja? Ehe.(e-t me dy pika siper).Po kur? Qekur ka rene shi.
3)nurezi/zeze-njeri qe nuk i qesh buza kurre.
4)nur- pamje e jashteme e fytyres se njeriut ose bukuri
5)brashnje-kepuce te bera me gome rrotash makine,sholla.Brashnjar i thuhet edhe ndonje njeriu te shkujdesur ne mirmbajtjen e vetes se tij.
6)burgull ose bollgur -gjelle e vjeter shqiptare me baze kokrrat e grurit.
7)Qefilxhe -emer femre,e kam degjuar 4 dekada me pare
8)kakabiqe -fjale e perdorur per duhanin e forte te dredhur vete.Qenka kakabiqe ky duhan thoshi duhanpiresit.
Magrip/e e kam degjuar kohe me pare kur isha femije duke e quajtur dike keshtu, por nuk ja di kuptimin Konte.
9)gjeraqine perdoret si emer njeriu,por i thuhet edhe nje vajze te mbare.Nuk jam shume i sigurt.
10)zarigoge -eshte nje lloj zvarraniku i gjate deri 25 cm me lekure te lemuar.Shpeshhere thirret nje femer simpatike dhe e zhdervjellet.
11)Ne Shqiperi jetone nje minoritet qe ne i quajme çobane pjestaret e tij. Disa te tjere qe flasin po te njejten gjuhe i quajme ''SARAKACANE''.
mire te paret, sepse nga vete emri kuptohet,por me te dytet?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.