Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 234 235 236 237 238 239 240 241 242 [243] 244 245 246 247 248 249 250 251 252 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Enya datë 20 Qershor 2007 - 20:20:

Me mire 10 armiq reale, sesa nje mik(e) virtuale.

=Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.

Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun"
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".

Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.

keshtu thane ata...


Postuar nga elsaaa datë 20 Qershor 2007 - 20:28:

enya ne cast i mendove te gjitha keto...lol me frymzove ta rilexoj kanunin...


Postuar nga briseide datë 20 Qershor 2007 - 21:53:

kompozuar bukur...me pelqen


Postuar nga Katilesha datë 21 Qershor 2007 - 01:11:

 Sot ........te jesh vetvetja..............sa lenduese ....per ty.............per te tjeret.........


Postuar nga GENTI_the_KING datë 21 Qershor 2007 - 02:52:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
 Sot ........te jesh vetvetja..............sa lenduese ....per ty.............per te tjeret.........


 

mos u trishto..............mbase te tjeret mund te lendohen, por Zoti na krijoj te jemi vetevetja ,dhe nese do te jesh dikush ne jet vetem vetja jote te ndihmon .


Postuar nga buzeqeshja datë 21 Qershor 2007 - 19:24:

gjithmone para provimeve me kap gripi mua sa e pafat qe jam....


Postuar nga Eria datë 21 Qershor 2007 - 19:27:

sa e cliruar ndihesh kur i le te gjitha provimet pas....
Me ne fund mbarova.........


Postuar nga amor alucius datë 21 Qershor 2007 - 19:33:

Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
gjithmone para provimeve me kap gripi mua sa e pafat qe jam....

Ha si normalisht?
Ke dobesim te imunitetit nga stressi dhe ndoshta dhe nga renia e oreksit e kjo te ben pre gripi e ftohjesh.Une ftohesha gjate provimeve,mirepo me nje regjim ushqimor fiks gjate provimeve s'me ndodh me.


Postuar nga Ekstravagantja datë 21 Qershor 2007 - 20:54:

Ufffffffffffffaaaaaaaaaaaaaaa na mbyti vapa


Postuar nga briseide datë 21 Qershor 2007 - 22:47:

Shyyyyyyyqyr qe u be nje here replikim per te qene...se na lodhe 


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 234 235 236 237 238 239 240 241 242 [243] 244 245 246 247 248 249 250 251 252 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.