Forumi Horizont | Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 2424 2425 2426 2427 2428 2429 2430 2431 2432 [2433] 2434 2435 2436 2437 2438 2439 2440 2441 2442 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
Me pelqen te ndaj sekretet me ty, gazin dhe merzitjen. E di qe do te behem pishman, por nuk me behet vone, se me pelqen ta jetoj jeten e kapur nga casti, nga momenti.
Nuk dua te mbaj asgje te fshehur ne skutat e shpirtit tim, dua ti hap si fletet e trendafilit nje nga nje me bukurine dhe aromen e vet seicila flete.
E di qe keto flete ngadale do te vyshken dhe kurkush nuk do t'ua hedhe syte, por une ashtu nje nga nje do ti mbledh, do ti shkermoq, ti bej pluhur dhe perseri ti shperndaj si hiri i arte dhe te sodis aromen dhe ngjyren e zbehur te fleteve.
Kush ishte ai qe perbuzi nje lule kur celi, kush ishte ai qe perqeshi nje lule qe hapi zemren, kush ishte ai qe peshtyu lulen e bukur. Kurkush, te gjithe donin ta sodisnin, ta perkedhelnin dhe ta puthnin.
Prandaj dhe une nuk dua te mbaj sekrete brenda vetes, se nje dite te gjithe do te behemi pluhur, pluhur qe askush nuk e di se nga erdhi.........
Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 2424 2425 2426 2427 2428 2429 2430 2431 2432 [2433] 2434 2435 2436 2437 2438 2439 2440 2441 2442 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.