Forumi Horizont | Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 236 237 238 239 240 241 242 243 244 [245] 246 247 248 249 250 251 252 253 254 » ... E fundit » Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)
Kurt, hamburgu tu beft shendet dhe, meqe ketu prane Hamburgut filloi shiu, puna ime mbaroi, keshtu une kam pak kohe te te kujtoj te vertetat qe permend dhe qe i ke mesuar ne shkolle. Epiriotet kane bere luftra te gjata me iliret, po ashtu dhe maqedonasit me iliret, me pak fise epiriote me maqedonasit si dhe maqedonasit me fise helene, (nuk po i hap librat dhe as po i futem tani gogles dhe Vikipedias per te te dhene ngjarjet dhe datat e sakta). Flasim per periudhen 2500 deri 2100 vjet perpara. Asaj kohe koncepti i etnise, kombesise dhe popullsise ishin ne embrion; ndarjet kyesore te njerzve dhe shoqerive, po dhe mbreterive, beheshin ne baze te fese dhe kulteve fetare. Keshtu nje shoqeri e caktuar fetare perfshinte dy e me shume etni, -ky ka qene rasti me i dukshem gjate historise njerzore. Ndaj kur flitet per helene, ilire, epiriote, pellazge, etj., kemi parasysh koncepte fetare te ketyre shoqerive. P.sh. helenet, perkthyer shqip d.t.th. henore.
Cfardo lloj konstatimi qe behet sot ne kodet gjenetike (qe permend), apo ne vecorite e kromografise se kafkave, apo ne gjatesine e trupit, apo ne tipet e fytyrave, apo ne ngjyren e lekures, apo ne grupet e gjakut, etj.-etj., vetem sa provon etapat ku kalon qenia njerezore. Por asnje nga keto konstatime nuk ka provuar se kemi nje etni te paperzier prej mijra vjetesh. Martesat brenda fisit dhe nje grupi te caktuar kane sjelle gjithmone difekte psiqike dhe patollogjike. Njeriu e ka vene kete re qysh ne lashtesi ndaj dhe ai e ka shmangur mosperzierjen, pra ka perqafuar emigrimin dhe perzierjen me fise te larget.
Nese ti do te jetoje nja 5 mije vjet, ti nuk do ta kuptoje dot c'do me thene italian apo shqiptar, sepse ti do kishe pare qe keto dy kombe jane italiane apo shqiptare vetem per keto pak qindra vjet. Para 1000 vjetesh kishin brum paksa me tjeter, kulture me tjeter, gjuhe me tjeter, para 2000 vjetesh akoma me pak te ngjashem me brumin e sotem, para 3000 vjetesh veshtire te dallosh dicka nga brumi kulturor.gjuhesor-fetar-etj. i sotem. E sa me thelle te shikosh ne thellesi te mijvjecarve, aq me qesharake duken tezat e sotme te nacionalitetit. Gjithe te mirat dhe mos harro mbas hamburgut edhe nje kola.
Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 236 237 238 239 240 241 242 243 244 [245] 246 247 248 249 250 251 252 253 254 » ... E fundit » Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.