Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 03:55:

Prozë lirike nga Ali Musaj

Deti në gotë

Di shpirti im, tha, kjo është gota ime e fundit, të gjithë qeshën, vallë këtu as vdekjes nuk i besohet, deshi të thotë, u shtriq pak, shikoi kah dritarja, atje dhe pa detin dhe në të Etelkën që kishte veshur një fustan nusërie, deshi t' i thotë, ç' u bë e dashur, më erdhe vetëm a, a nuk ikemi pasur fjalët që me vete nga risani të ma sjellësh edhe velin e Teutës mbretëreshës sime ilire, ajo sikur u hidhërua pak, deshi t' i thotë po a nuk po të mjafton vetëm një mbretëresh, tash temzot i do dy, obubu, por ai qeshi pak ashtu si ndër faj, u shikua në syprinën e detit, thuajse deshi të krijojë detin aty në një gotë, iu kthye asaj, sërish deshi ta përsërisë atë vargun e tij të njohur Shpirti im pa trup, por e shtyu edhe për pak për ta përsëritur edhe vargun tjetër Trupi im pa shpirt, por nuk foli, të gjithë i shikoi me radhë, askë nuk e pa, të tjerët mbase kanë mundur ta shohin dhe bëjnë hoka me të, por ai ia pikasi sytë gotës, dhe aty, e pa Etelkën, e deshi t' i thotë. E dashur, më solle detin në gotë, por nuk i tha gjë, e shikoi ashtu çuditërisht, deshi t' i thotë, e kam gjakuar këtë ndeshje, së paku një ditë si kjo e sotmja, por që gjakimi hyjnor është më i madh se unë, dhe ja deshi t' i thotë. Etelka ime e dashur, ti ma solle vetëm detin, ndërsa unë qe dymijë vjet jam i martuar me mbretëreshën ilire Teutë, andaj ka qenë dashur të ma sillësh velin e saj dhe kështu të plotësohet ky imazh shenjtëror, apo jo, por nuk i tha gjë. U shikua edhenjëherë në gotën dhe prapë deshi të thotë diçka, nuk e di a tha gjë kurse të tjerët as që e hetuan që aty ishte Etelka dhe se pritej kurorëzimi. Ajo kishte veshur fustanin e nusërisë, por ky nuk ishte i kënaqur meqë kërkonte atë të Teutës, deshi t' i thotë, unë tërë jetën e kam ëndërruar këtë takim hyjnor, por nuk i tha gjë, u shikua prapë në gotë, aty ishte deti dhe në të në një velore udhëtonte Teuta, e pa, u gëzua, deshi t' i thotë Etelkës, të kam thënë, ajo vjen vet dhe vërtetë ajo vinte vet në një velore dhe Ky e pa, ajo në dorë mbante një vello madhështor dhe ia bënte me dorë, deshi prapë t' i thotë Etelkës, mos u hidhëro, po unë kam qenë i martuar me të qe dymijë vjet, a nuk ta kam zbuluar këtë fshehtësi që në Risekë në Sanatorium por që erdhi dita, ja erdhi, shihni, deshi të thotë, shihni si më mbuloi me atë vell madhështor ajo, si nuk po më besoni, Teuta tha. Po shpirti im kjo është gota e fundit.

Requiem. Dance Macabre, thashë, athua më dëgjoi kush. Po të dëgjova unë, tha Dance Macabre, erdha t' i ndezi qirinjtë, hë të shikoj a janë të gjithë. Si ore, thashë, ende janë këta qirinj këtu a?! Po, katër qenkan aq sa është dashur të jetë aq sa i kam sjellë që parë këtu, tha ky është Vercalli i shenjtë. Obobo, po unë nuk i kam parë këta qirinj, ndërsa në flakën e tyre më është lëpe ai shkëlqim purpuror. Unë t' i ndeza ata Katër Qirinj tha. Të përbirova nëpër këto katër Vercalle, thash ec e nënshkruaj ato shkrime në tryezën e punës, mund të sosen qirinjtë, nuk do të arrish t' i kryesh, pastaj më duhet të ta reprizoj këtë vit funebër. Dance Macabre thashë. Unë këtu isha vetëm për një hop e dëgjova atë muzikën e V. Amadeus M. dhe R e q u i e m i n e tij që t' i ringjalli edhe njëherë ato katër fytyra, tash më del ti këtu si fytyrë e pestë, obobo. Unë vërtetë Jam Fytyra e Pestë tha, por ata të katërt si thua ti, të katër fytyrat ti i ringjalle tri ditë pa vdekur, ja ku i ke shikoi më mirë. Siç thashë i ringjalla tri ditë pa vdekur, thua ti. Po, tha shikoi, në flakët e katër qirinjve, a nuk janë ata të katërt. Po thashë vërtetë, të katër fytyrat e Vercallëve. Të thashë tha, shikoi edhe më mirë sa nuk janë sosur qirinjtë, ja ata janë para teje, pritën t' ju flasësh ti, atëbotë vendosën ata të të flasin ty, Mirko Gashi i lëshoi vend Anton Pashkut, ndërsa ai u ngrit në një shkallë më lart dhe aty u gjend Hajdar shehu, ende pa zënë vend ai, ia arriti Ali Musaj. Obobo, thashë. Ç' u bë Requiemi. Ja tha Requiemi veç po ekzekutohet, a nuk i pe gishtërinjtë e mi sesi luanin nëpër atë piano që rrinte në qoshe të studios sate, hm. Po si fytyra e pestë thashë, kush je hiqe maskën. Jo tha unë nuk mund ta heq maskën. Jo, tha, unë nuk mund të heq maskën ju më njihni. Të gjithë më keni ndërmend, unë gjithmonë jam aty ku duhet. Ky është Requiemi i vitit 1995. Obobo.


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.