Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 24 Qershor 2006 - 19:35:

O Zot, Perëndia im dhe Streha ime në hallet e mia! Mburoja ime dhe Tenda ime në mjerimet e mia! Azili e Strehimi im në rast nevoje, dhe Shoku im në izolimin tim! Ngushëllimi im në ankthin tim dhe mik i dashur në vetminë time! Larguesi i dhembjeve të mjerimeve të mia dhe Falësi i mëkateve të mia!

Nga Ti kthehem tërësisht unë, duke t'u përgjëruar me zjarr e me gjithë zemër, mendje e gjuhë Ty, që të më mbrosh nga gjithçka që është kundër vullnetit Tënd, në këtë cikël të unitetit Tënd hyjnor, dhe të më pastrosh prej të gjitha papastërtive që do të më pengojnë të kërkoj, i panjollë, hijen e pemës së hirit Tënd.

Ki mëshirë, O Zot, për të dobëtin, shëroje të sëmurin dhe shuaje etjen përvëluese.

Kënaqe kraharorin ku zjarri i dashurisë Sate digjet përbrenda, dhe ndize flakë të tërin me zjarrin e dashurisë e të frymës Sate qiellore.

Vishi faltoret e unitetit hyjnor me rrobën e shenjtërisë dhe vendos mbi kokën time kurorën e favorit Tënd.

Ndriçoje fytyrën time me shkëlqimin e yllit të bujarisë Sate dhe më ndihmo me dashamirësi për t'i shërbyer pragut Tënd të shenjtë.

Bëj që zemra ime të mbushet me dashuri për krijesat e Tua dhe lejo që unë të bëhem shenjë e mëshirës Sate, simbol i mirësisë Sate, nxitës i harmonisë midis të dashurve të Tu, i përkushtuar ndaj Teje, duke folur për të të kujtuar Ty, duke harruar vetveten, por kurdoherë i vëmendshëm ndaj asaj që është Jotja.

O Perëndi, Perëndia im! Mos i largo prej meje flladet e lehta të faljes e të hirit Tënd, dhe mos m'i moho burimet e ndihmës e të favorit Tënd.

Nën hijen e krahëve të Tu mbrojtës më lejo ta bëj folenë dhe hidh mbi mua vështrimin e syrit Tënd gjithëmbrojtës.

Zgjidhe gjuhën time për të lavdëruar Emrin Tënd midis njerëzve të Tu, që zëri im të ngrihet në kuvendet e mëdha dhe nga buzët e mia të burojë vërshimi i lavdërimeve për Ty.

Ti je, me të vërtetë, i Hirshmi, i Lavdëruari, i Fuqishmi, Ai Që ka në dorë gjithçka!

'Abdu'l-Bahá


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.