Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 03:57:

Beqë Cufaj. Poezi.

"Monolog në ecje të pafund"


Ec e ec
e thërrasin malet e zvetnuara të dheut
e thërrasin yjet e atdheut

E s'di ku shkoj

Ec e ec
e thërrasin gurët e vetmuar të atdheut
e thërrasin qirinjt e ndezur të dheut

E s'di ku shkoj

E thërrasin
toka e uritur,
qielli i dremitur,
vargu i goditur

E s'di ku shkoj!








"Baladë budallaqe"


Pas ikjes sate
mbeta ditar i pashkruar
lot në diellin përvëlues
portret me kornizë dhembjesh
storje filmike mes engjujsh
kujtim që vetëm me shiun pushon
fundëndërr për dashuri qiellore
kryeneçësi e ndëshkuar

Pas ikjes sate
trashëgova
bredhjet e pafundme

dashurinë për Hyun!








"Dëshira"


I dua këmbanat e mëngjeseve të shpirtit monoton
kryqet e pikëllimit qofshin përjetë të lumtura!

I dua brigjet e mesditës së moshës rinore
muret e lagshta në kufi TBC përhapin...

E dua djerrakohën e muzgjeve
trupi e truri hidhen në kohëhapësirë Prish(s)tinë!

I dua ecejaket me dorën shtrirë për dhé
për një fije... ëndërr!


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.