Forumi Horizont | Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Made in Italy (1965)
Film nga Nanni Loy me rreth 30 episode te vogla qe pershkruajne Italine e bumit ekonomik me sarkazem. Ne cdo episod marrin pjese aktore te njohur (Aldo Fabbrizi, Alberto Sordi, Ugo Tognazzi, Walter Chiari, Anna Magnani, Pepino De Filippo, Catherine Spaak, Virna Lisi etj.).
Nje nga pjeset eshte shume e bukur dhe me kujtoi Shqiperine (shiko videon me poshte). Ne nje fshat te varfer femijet vijne verdalle, rruget jane me kalldrem ose pa shtruar. Dritaret pa xhama etj. Ne nje mur afishohet nje poster ku shkruhet "Aiutiamo l'India" (Le te ndihmojme Indine). Para posterit fytyra tipike fshataresh te mbaruar jo shume ndryshe nga ata ne poster. Nje grua me nje femije ne krah pyet "Cfare shkruhet" dhe nje burre fillon te lexoje germat nje nga nje, sepse nuk dinte te lexonte tamam. Kjo me kujtoi ndihmen qe Shqiperia jone pabukese do ti jape botes, qofte ne Indonezi gjate tsunamit, qofte ne Afganistan duke cuar ushtare.
Nanni Loy eshte autor i filmit Caffe Express (me Nino Manfredin qe shet kafe ne tren). I afte te shikoje aspektet tragjike te jetes se perditshme, kete e ka bere edhe tek "Made in Italy", edhe pse Italia ka qene ne bum te plote ekonomik. Skenari eshte i detjuar dhe i punuar me kujdes, gje qe me habiti ne fillim, por jo me pas, kur vura re se kishte vene dore Ettore Scola, nje mjeshter i skenareve te arritura.
Nje recension ne anglisht i NY Times i 1967:
http://query.nytimes.com/gst/fullpa...FB366838C679EDE
Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.