Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 239 240 241 242 243 244 245 246 247 [248] 249 250 251 252 253 254 255 256 257 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi të Bilall Xhaferrit, poetit nga Çamëria
"Baladë çame"
Ylberi si nje pershendetje lamtumire
U ndez e u shua matane largesive
Mbi valevitjet e flakeve neper shi
Matane largesive humbi e perflakur Cameria
Dhe te gjitha udhet tona shpien ne veri
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote
Mbi te shtrenjtat trojet tona stergjysherore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete
Ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore
Dhe kudo toka came nen savanin e reve
Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet
Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire
Na e ndricojne udhen flaket qe gjithe dheun kane perpire
Pas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive
Perpara udhet zgjaten e zgjaten ne veri
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi
Lamtumire, Çamëri!
"Atdheu"
E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dherrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?
Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi...
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?
"Kosova"
Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 239 240 241 242 243 244 245 246 247 [248] 249 250 251 252 253 254 255 256 257 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.