Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 240 241 242 243 244 245 246 247 248 [249] 250 251 252 253 254 255 256 257 258 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Duke kerkuar nje liber
Lart e poshte eci midis librave
te librarise se vjeter
qe heshturazi qendron tani
si ne turp
per disa prej librave
qe brenda mbart.
Endem ashtu pa busull, pa harte.
Ne kerkim te ndonje libri te ri
qe te me kafshoje diku
ku nuk me kane kafshuar me pare.
Shpesh mendoj qe eshte e pamundur
te gjendet qoshe pa shenja dhembesh,
por shpejt kuptoj
se eshte krenaria ime
ajo qe flet
dhe jo
dicka tjeter,
ajo e duhura.
Duke u endur shoh fytyra njerzish
qe si te programuar nga ndonje
virus microsofti apo programi televizori
vendosen para seksioneve te librave
dhe rrefejne jetet e tyre
pa dashur (shpresoj),
te panjohurve si puna time
qe akoma vazhdojne te enden.
Ne seksionin e librave roze
nje grua e shendoshe
me nje bluze me zambake
merr fryme me zor
mbi kapakun e nje syreshi.
Ne shtepi ka shume mundesi e presin
12 mace
qe po shtyjne ngadale drejt cmendurise
komshinjte.
Ne seksionin tjeter
ate te librave te sapo ardhur
nje burre i djegur nga makina e uv-light
ne perpjekje per tu nxirre.
Vetem dhembet i zbardhin
kur i qesh cdo personi qe i kalon anash
duke bere kontrastin
edhe me te dukshem
se bashku me kemishen prej mendafshi
dhe makinen lexus
dhe shtepine me 8 banja
qe akoma nuk i ka paguar.
Nje vajze me syze
e tretur ne mendime
lexon dicka ne seksionin
e vete-permiresimit
e ulur ne nje qoshe
me mbathjet e zeza
qe therrasin per vemendje.
Ke valle?
Mua?
Pse jo.
Ndoshta me pare duhet te zhduk
kete liber te Ginsberg
qe po terheq rreth e rrotull
si mendalion vetmie
reklame jo e mire per te tilla raste.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 240 241 242 243 244 245 246 247 248 [249] 250 251 252 253 254 255 256 257 258 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.