| Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Legjenda "Nene"(Anti-humor) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11068)
Nenes.
1.
Nene, letra lote erdhi
Nuk e di k'tu kush e solli!
Lotet porsi shi mi derdhi
Zemren si termet ma drodhi.
2.
S'pashe korrier ate ta sillte
Pluhuri e kish mbuluar
Pa e hapur dhimbje rrjedhte
Lot qe s'kishin te pushuar.
3.
Sa peshonte, oh moj nene
Sa veshtire ta ngresh nga toka!
Ah nuk paska me te rende
Se loti qe rrjedh nga nena.
4.
E di nene qe kam gabuar
Ka njeri qe nuk gabon?
Te kam lene te vetmuar
Te me presesh ne ballkon.
5.
Me ty i keq jam treguar
Qe kur isha foshnje ne djep
Sa here naten te kam zgjuar
S'te kam lene nje cast te qete.
6.
Me trupin tend, ti me ushqeve
Jo nente dite, nente muaj plot
Lodhje asnjehere nuk ndjeve
Sa e mire ke qene, o Zot.
7.
Sa te gjata nete te dimrit
Ngrice, bore, perreth acar
Qe te gjithe nen jorgan flinin
Dora jote rrinte jashte.
8.
Dhe sa here qe semuresha
Ti me rrije permbi koke
Luteshe qe te sherohesha
Te dy bashke derdhnim lot.
9.
Lotet rrjedhnin papushuar
Mbytej vendi perplot lot
Luteshe e pergjeruar:
Ma shero djalin O Zot!
10.
Ishe me e mira shoqe
Prane meje kurdohere
Ta di shpirti se sa hoqe
Su shperbleve asnjehere.
11.
Lexoj letren sot penduar
Jetes pas ja kthej shiritin
Po une nene c'te kam dhuruar
Ne kembim per gjithe sherbimin?
12.
Une - te lashe te vetmuar
Ika renda neper bote
Asnje leter s'te kam shkruar
Te kam bere te derdhesh lot.
13.
Ika nene te lashe te vetme
I pabese u tregova
Tere sherbimin qe me bere
Per nje cast e injorova.
14.
Ka dite gjumi, me s'me merr
Kthehem letren te lexoj…
Nje dhimbje ne shpirt me ther
Dot nuk mundem ta mbaroj.
15.
Nis lexoj nje rrjesht a dy
Me nuk mundem te vazhdoj
Lot me rrjedhin neper sy
Rrotull vij, nuk di c'te bej.
16.
Shpesh mundohem ta mbaj veten
Por ce do su mbaka dot
Malli yt po ma shkul zemren
S'di cte bej, kridhem ne lot.
17.
Nene, ta kam thyer zemren
Ndaj penduar vajtoj sot
Fale birin tend te vetem
Me fal edhe ti O Zot.
18.
Sot po te dergoj k'te leter
Do blej zarfin menjehere
Ndersa vete do vij dite tjeter
Me pellumbat ne pranvere.
| Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.