Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- 28 Nentor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12697)
Postuar nga Vdiqa/per/Raki datë 19 Dhjetor 2006 - 22:48:
Citim:
Po citoj ato që tha Djali nga Torino
Po ndoshta ke te drejte cupke...po kjo mund te evitohet kur njerezit gjehen edhe te bashkuar nga interesa ...pershembull nuk e di a e ke pare festen e studente (video e postuar nga une ca dite me pare ne kete forum) po aty ishte nje atmosfere fantastike...vertet. Ishte edhe aty nje barkderr qe rrinte si mish i huaj ne mes (sikur kishte çliru diskon)...po e pa qe ishte jashte teme fare dhe s'beri gek me goje deri sa iku...
Paskeni qene me fat qe paska qene i vetem ai "barderri" dhe jo forte i dedikuar per te prishur qejfin e te tjereve, se po te kishte qene me shoket e tij "te forte", rrezik do kishte zene ndonje femer per flokesh pse nuk kercente me te, fjala vjen.
E kam parasysh se per cfare atmosfere e ka fjalen cupka dhe i jap shume te drejte...shkon njeriu ne keto mbledhjet apo festimet tradicionale shqiptare dhe ne shumicen derrmuese te rasteve cfare gjen: "nje ambjent kot, me njerez qe ketej puthen e perqafohen dhe ketej nga ana tjeter fillojne thashethemet, shpifjet e cfare te duash ti per njeri-tjetrin...a thua se jane armiq, por qe ndoshta edhe ashtu jane..."
Ndoshta e kam gabim, po ku kam qene, ata qe jane shqiptare vertet te edukuar dhe qe shikojne punet e tyre, nuk para perzihen me keto lloj shtresash dhe mbledhjesh, por shikojne punen e tyre dhe qejfin e tyre.
Dhe pastaj s'dikustohet qe shume prej njerezve te tjere do i quajne: arrogante, snobe, njerez qe kane harruar memedheun e jane europiane apo amerikane e ku di une se cfare....po me thoni ju mua se cfare dreqi do doje nje person te shkoj me te dashuren, fejuaren apo gruan apo familjen ne pervjetore te tilla, ne nje kohe kur sa here jane organizuar te tilla festime aq here jane rrahur injorantet shqiptare mes vetes dhe deri edhe jane vrare per budallalleqe, qe po te mos ishte per rezultatet disa here fatale te ketyre konflikteve do ishin per te qeshur gjithe jeten.
...rrini mor aman se sa here i kujtoj keto budallalleqe, aq here me hipin nervat me copat e trungut qe kane lene shpellat dhe nuk u bene njerez as neper bote...gjykoni si te doni
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.