Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga arturm datë 15 Dhjetor 2009 - 04:07:

Citim:

1. Nuk te jane fshire ndonjehere mesazhe qe te thuash "mund te fshish mesazhin".




Ndoshta nuk jane fshire sepse une (ne kundershtim nga c'thua ti) mundohem me sa eshte e mundur ti respektoj rregullat e komunikimit. Nuk ma merr mendja te qahet njeri ketu qe e kam ofenduar ndonjehere (hiq ndonje rast me Varken por ne te vertete e bej sepse me vjen gjynah per te)

 

Citim:

2. Kur shkruan ne nje forum merr parasysh diskutimin qe hapet. Mos thuaj "pusho ti, fol ti tjetri", sepse nuk mund te ndalosh njerezit te flasin.


Absolutisht nuk duhet te ndalohen njerezit te flasin, por edhe ti "terheqesh pak veshin" ndonjehere kur insistojne per gjera per te cilat nuk jane te informuar mendoj se eshte e drejte. Sic e tregojne edhe postimet e mepasshme te tuat ne kete teme, ti nuk je i informuar per ate problem qe po ngrija une (tani po na thua qe vetem "kishe degjuar" per propozimin e Leges Nord), dhe nuk kish si te ishte ndryshe sepse jeton ne nje realitet (ate te studentit) te ndryshem me ate tonin (te punesuar).



Citim:

3. Postimi jot i pare nuk flet per cassa integrazione, por per asistence sociale. Te marresh leke nga shteti per shume muaj me rradhe, kur je emigrant me dokumenta pune dhe nuk ke pune nuk ka sens ne asnje shtet.


Mos e dridh muhabetin, une flas (shko rilexo shkrimin e pare) per asistence, dhe duke qene se fjala asistence eshte shume pergjithesuaese, specifikoj ne kllapa per "amortizatoret sociale".

Te marresh asistence kur je emigrant me dokumenta pune ESHTE GJEJA ME E SENSUAR E KAPITALIZMIT SOCIAL PERENDIMOR. ESHTE NJE FITORE E CIVILITETIT TE NJE SHOQERIE TE CAKTUAR SEPSE NE TE KUNDERT, DUKE BERE DIFERENCIME MIDIS PUNETORIT VENDAS DHE ATIJ TE HUAJ DO JETONIM NE NJE SHOQERI NEOSKIAVISTE.

Une te sfidoj ty qe te me gjesh/thuash nje shtet europerendimor ne te cilin aplikohet (non) SENSI i asaj qe thua ti (ku punetoret e huaj nuk marrin te njejtat ndihma ekonomike qe marrin vendasit)
Citim:

4. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, por:


Ore djale, e kupton qe, qe ne kete fillim frase ti ke koncepte raciste? Hiqe mor cun fjalen “por” sepse nuk ekziston. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, pike. Duhet te kete te drejtat (ekonomike flasim) si italiani, pike. Perndryshe nuk jemi me ne nje shoqeri civile por ne nje shoqeri skiaviste. Kjo eshte si ajo shprehja e Toto-se ne film i cili thote “nuk jam une qe jam racist, por je ti qe je i zi”.

Citim:

4a. Eshte shtetas i huaj. Pra, ka alternativen e kthimit ne atdhe. Italiani nuk ka alternativa.


Po mire ore Fajtor, po i kthejme ne atdhe emigrantet, por si do t’ja bejme me ciftet mikse (italian me te huaj)? Ne rast krize do ti ndajme burrat nga grate sepse njeri eshte italian dhe do ta “ndihmojme” dhe tjetra eshte e huaj dhe “le te kthehet ne atdhe sepse jemi ne krize”? Apo do ta detyrosh gruan qe te marri me zor cittadinancen italiane, qe “te kaperceje krizen?

Citim:

4b. I huaji nuk ka kontribuar ne Itali mjaftueshem qe te mbahet perjetesisht me buke nga shteti. Ku ishin shqiptaret kur italianet paguanin taksa per "cassa integrazione" 60 vitet e fundit? Ne vendin e tyre.


Ore je ne vete ti apo jo? Po c’ka te beje “mjaftushem” ne kete rast? Cfare arsyetimi eshte ky? Po mire ore po ne shqiptaret qe kemi 20 vjet qe paguajme kontribute per pensionistat e ketyre (sepse aktualisht kontributet tona pensionistike vene per pensionistet aktuale, shpresoj qe ta dish kete) cfare duhet te themi? U vjen mire Italianeve per kete? Ky eshte sistemi, por eshte si per ne dhe per Italianet, pa diferencime. Te njejtat rregulla per te gjithe.

Citim:

Me duket krejt llogjike qe nje shtet ne krize te tkurre amortizatoret sociale per te huajt. Problemi eshte se ne Itali jane te huaj njerez qe jetojne aty prej 10 vjetesh, me shtepi te blere, te integruar ne kulture, etj. Por kjo nuk justifikon llogjiken qe te huajt duhet te mbahen ne asistence perjetesisht, kur vijne per pune dhe mbeten pa pune. Ne çdo shtet civil emigranti qe vjen per pune nuk mund te rrije emigrant kur s'ka pune. Jemi larg botes globale ku pasaporta s'ka rendesi.


Prape te sfidoj te me tregosh nje shtet civil (gjithmone perendimor flasim) qe u sillka keshtu si thua ti me emigrantet.

Pastaj me duket se po abuzon pak si shume (e huazuar nga fjalori Legist kjo?) me fjalen “perjetesisht”. Po italiani nuk mban te vetin perjetesisht me buke o Fajtor jo me te te mbaje ty e mua. Keto ndihma per te cilat po flasim jane te perkoheshme, qe te risistemohesh ne pune, se perndryshe s’do t’ja dije shteti per ty, qofsh italian, shqiptar apo marcian. Natyrisht “e perkoheshmja” mund te jete relative, por gjithmone e barabarte per te gjithe punetoret, pa ju pare pashaporten.
Citim:

Nese Italia ka nje te keqe, ajo nuk eshte keqtrajtimi i emigranteve por keqedukimi i tyre. Shpesh mbahen emigrantet per "gjynaf" dhe rinovohen dokumentat me kleçka fallco.


S’ka keqtrajtim te emigranteve? Po fakti qe nje pjese e konsiderueshme e emigranteve presin nga 7 muaj 1 vit per nje permesso di soggiorno (qe nderkohe mund te kete skaduar) te duket dashamiresi ty? A e di sa e sa shqiptare nuk kane mundur te shohin prinderit per here te fundit para vdekjes sepse kane pasur dokumentat per rinovim?

Pse nuk shqetesohet ajo Lega e drejte jote qe te zbatohet ligji per ti dhene permessot per 20 dite? Apo vetem emigrantet kane detyrime karshi ligjit? Kur vete shteti nuk zbaton ligjet qe ka bere vete, pret ti zbatojne qytetaret?

Citim:


 Perkundrazi, njoh persona qe kane mbaruar shkollen ne USA dhe nuk marrin dot dokumenta pune. Madje po detyrohen te kthehen ne Shqiperi. Ne mos gaboj Gerti Bogdani (zedhenes i PD-se) perfundoi ne Shqiperi pikerisht per kete aresye. Gjermania ka rregulla strikte dhe nuk lejon qendrimin e kote kur je pa pune. Pra shtetet e tjera fizikisht nuk lejojne qendrimin kur je pa pune. Ti jo vetem qe mund te qendrosh ne Itali, por kerkon ndihma ekonomike mbi 6 muaj.




Ceshtja e qendrimit pas shkolles eshte gje tjeter dhe nuk ka te beje me keto qe po flasim (po do e hapim edhe ate muhabet por s’do te te leverdiste).

Une nuk kerkoj ndihme ekonomike mbi 6 muaj, mund te jete edhe 1 muaj ose hic fare. MJAFTON QE TE JETE E NJEJTE SI PER MUA DHE PER ITALIANIN.

MJAFTON TE MOS JEM I KONSIDERUAR SI SKLLAV.


Citim:

Se fundi,
Siç e thashe ne mesazhin e pare, idete e Bosit kane te mirat e veta per Shqiperine. Zhdukja e gomoneve (qe Bosi propozoi te qellohen ne det) ne rradhe te pare na ndihmoi neve, sepse kemi vuajtur ne veten e pare krimet e bashkeatdhetareve. Ndersa mbajtja e amortizatoreve sociale per italianet do spostoje qendren e ekonomise ne lindje, ku pagat jane me te uleta.


Dakort, rrofte Bosi.


  Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.