Forumi Horizont | Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)
Me rastis shpesh te lexoj pershkrime ogurzeza mbi epoken komuniste dhe gjithmone mendohem si ka mundesi qe une femijerine e kam kaluar shume kendshem (me gjithe problemet ekonomike, transferimet etj). Mos valle eshte perjetimi im si femije qe i ka lene ngjyra nostalgjike asaj epoke apo ne te vertete e ekzagjerojne analistet. Pra, mundohem te kuptoj cila ka qene Shqiperia ne ate periudhe, cili version eshte i sakte, i imi apo i shkrimtarit qe kam perpara. Per te kuptuar kete me duhet te jem objektiv dhe ti shikoj gjerat nga nje pikepamje e pergjithshme. Me duhet te shikoj veten si nje femije cfaredo dhe te pershkoj jeten e prinderve te mi. Ne fund ajo qe kuptoj eshte kjo:
Shqiperia ne epoken e komunizmit ka qene shume e mbyllur dhe e ndrydhur. Sidoqofte analistet flasin me tone negative sepse kane parasysh si mund te ishte, pra e hapur dhe demokratike. Por ja qe as sot nuk eshte keshtu kjo Shqiperi. Prandaj si aksiome mund te them se Shqiperia ne kohen e komunizmit ka qene shume me keq sesa mund te ishte por jo shume me keq sesa eshte. E keshtu kuptoj se shqiptaret kane mbetur te burgosur mes fantazise dhe realitetit. Fantazise se nje jete perendimore, te lire dhe te drejte dhe realitetit klanor, kriminal dhe manipulues. Pra ne te vertete shqiptaret nuk jane as ne komunizem dhe as ne demokraci (ndokush mos genjeje veten se demokracia mbaron tek zgjedhjet e lira). Jane ne nje stad irreal, te bombaduar me idealet perendimore, te mashtruar se perendimi eshte pak metra larg, kur ne fakt rruga per ne perendim (ose per ne demokraci) eshte akoma e gjate dhe plot te panjohura.
Ne mos sherbefte ky konstatim si pikenisje drejt rruges se duhur, le te sherbeje si lokalizator, qe te kuptojme se ku jemi vertet.
Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.