| Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Turqia :Rishikoni Rolin e SKENDERBEUT.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7531)
Skenderbeu
Me Gjergj Kastriotin,Skenderbeu,shtyllen tjeter te kombetarizmit,figuren me te madhe te popullit shqiptar,e me sa duket,te gjithe historise se re te gadishullit,ka ndodhur pak a shume e njejta gje si me ILIRICITETIN....Nje nervozizem her i hapur ,here tinzar,nje fushate sistematike,here e mbuluar,here e shpallur,nje kembengulje vulgare per te perbaltur,here duke i nderruar identitetin,here duke e paraqitur si sajimte propagandes...
Personazhi i Gjergj Kastriotit ,perpara se te rrimerrej prej shqiptareve ,u krijua ashtu si Iliriciteti,ne Evrope.
Hero e nje epoke te tere ,si rrallekush,ai u kthye ne nje ikone,ne fillim ne kontinent,e pastaj ne nje pjese te botes,Amerike,Rusie gjer ne Japoni..
E nese do te vinte keq per te humbur nje rast te perdorimit te fjales mit,atehere do te thoshim se perpara se te ishte nje mit shqipetar ,Kastrioti ka qene nje mit Evropian...
Cili ishte kyci per te shpjeguar dukurine e tij ??
Heronj me shpate e me kale,ka patur me teprice ne gadishullin tone epik.As shpata ,as kali ,por tjeter gje e shpjegon te fshehtene fames se Skenderbeut ...Perpara se te ishte kordhetar ,ai ishte ideatori,programues i nje orientimi te ri shqipetar dhe krejt ballkanasit:orientimit drejt drejt Perendimit.
Prej arberesheve ai u pagezua me cilesorin " I PAFAT ",ngaqe beri nje lufte fatalishte te humbur.Por ndersa lufta e tij perfundoi me humbje ,ideja qe themeloi,programin e tij ,ngadhenjeu..Sot ne shekullin 21,kur Shqiperia bashke fqinjet e saj te Ballkanit perendimor ,behet gati per te hyre ne Evrope,programi i tij mbetet i vetmi per te gjithe.
Ai ishte i vetmi prijes shqipetar qe komandoi trupa te bashkuara shqipetaree evropiane kunder shtetit osman....Ndaj,ma natyrshem se kurre rri sot shtatorja e tij ne ne kryeqytete te Romes Tiranes ,Prishtiones perbri shenjave shqiptare dhe evropiane-atlantike,qe me mire se atij .si shkojne askujt..
Pas kesaj pyetje se ke bezdise Gjergj Kastrioti ,sot ne kohentone ,behet e pashmangshme..Pergjigjja eshte e qarte :ai bezdise te gjithe ata,qe per aryse te ndryshme,pergjithsishte te errta,jane kunder orientimit perendimor,rrjedhimisht,kunder zgjedhjes se sotme politikeqe ka bere vendi yne,i cili pas nje sere aleancash te deshtuara,eshte renditur me ne fund ne nje aleance te madhe natyrale,ate qe mbron kunder barbarise
Shpallja si "mite nacionalist" e gjithe modeleve qe deshmojne kete prirje ,qe nga Kastiroti e Nene Tereza, zevendesimi i ketyre modelev me te tjere,shumica poshterese:figura pashallaresh mizore qe i sherbyen jo lirise,por roberise,rebelimeve te hapura proturke,si Haxhi Qamili,pashallaret e kuq qe e zevendesuan flamurin otoman me ate panbolshevik....
Po mir po sikur ti themi Turqise qe ai Ata Turku juaj eshte me origjine Shqipetare ,dhe te monumenti te shkruet i cik ,si mund te reagoje Turqia.....
Kontinent peresa i perket NYgirl qe e akuzon qe eshte Greke ,ajo eshte duke te kritikuar ne Shqip Shqip okkkk ,mos te bejme gafa si te filmi me Petro Ninin Luarasin ,nje njeri nga turma i thot " e ctu donte ajo Shqipe "dhe pergjigjja ishte dhe ti ne ship po e kritikon.......
| Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.