Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8648)


Postuar nga NS-6 datë 10 Qershor 2006 - 04:03:

hipertrofia beninje e prostates (2)

Cod. D10062006

me pak fjale thame qe arrin nje pike qe muskuli i detruzorit del jasht perdorimi.muskuli i detruzorit ishte muskuli kryesor qe ben te mundur nje tkurrje te fshikezes.ne kete menyre kemi nje qendrim (staze) te urines.duke qene se nuk arrihet te hiqet e gjitha urina nga fshikeza,do kete stimuj te vazhdueshem urinar qe do ta cojne personin here pas here ne banjo dhe keto shtohen sidomos gjate nates...
ketu mund te arrini te imagjinoni me pak fjale se cfare mund te ndodhe dhe po ju ndihmoj qe ta kuptoni sa me thjeshte duke qene se ndjekin edhe rrjedhe llogjike.
jemi ne piken qe uretra eshte ngushtuar shume dhe detruzori ka dale jasht perdorimi...nderkohe qe veshka prodhon ne menyre te vazhdueshme urine...cfare do ndodhe?urina do vazhdoje te mblidhet ne fshikez (veshike) ...para nuk ecen dot,keshtu qe...i mbetet ose te qendroje ose te jape nje efekt mbrapsh...pak a shume e njejta gje qe ndodh me semundjet e zemres kur gjaku nuk ecen para,atehere jep efektet ne zonen pas...pra do jape efekte mbrapsh....duke u rrit sasija e urines,do filloje qe te mbushe edhe ureteret qe vijne nga veshkat te cilet do zgjerohen.po ashtu do vije nje pike qe do mbushe edhe veshken vete (zonen ku mblidhet urina perpara se te futet ne ureter) dhe do jape ate qe quhet hidronefroze (mbushje e veshkes me uje...ne kete rast,urine).por kishim edhe ate mundesine perpara se te mberrije kete faze...qe urina qendron ne fshikez....kur folem per guret ne ruget urinare thame qe nje qendrim i urines ne veshike eshte nje element shtese qe te formohen guret...prandaj edhe ne kete rast do te kemi nje mundesi shume te madhe qe te formohen guret...megjithse keto jane gje qe konsiderohet si e keqja me e vogel...nje qendrim urine ne fshikez eshte terren i pershtatshem per infeksione dhe kjo eshte nje nder problemet me te medha qe hasen ne hipertrofine e prostates...po ashtu hidronefroza eshte nje shkaktar i infeksioneve ne rruget e larta urinare...
me pak fjale te permbledhim edhe njehere shenjat qe paraqitem ne faza:
faze fillestare eshte fillimi i veshtiresise se urinimit (ulja e presionit)dhe personi do filloje te shkoje ne banjo here pas here per  arsyen se nuk arrin te zbraze komplet fshikezen dhe keshtu qe ka stimuj te vazhdueshem...keto shtohen sidomos gjate nates ku personi do cohet te pakten 3 here per te urinuar...ne terminologjine mjeksore kur urinon shpesh por sasi te vogla quhet polakiuria kurse urinimi i shpeshte naten quhet nikturia.
faza e dyte perfshin theksimin e polakiuries sepse rritet sasija e urines qe mbetet ne fshikez.keshtu qe personi sapo te mbaroje urinimin,kerkon serish te urinoje sepse i rivjen stimuli...
faza e  trete dhe perfundimtare eshte ai kur ureteret jane bllokuar gati komplet nga rritja e prostates dhe keshtu qe kemi mbetje e urines qe do coje ne rritje te dimensioneve te fshikezes qe arrin deri ne piken qe te dallohet ne pjesen e poshtme te barkut...(referenca per pergjithsimin ne faza eshte nga libri "argumente te kirurgjise (piat),faqa 536)
 
vazhdon...


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.