Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Roneo datë 29 Mars 2005 - 00:15:

Dhurata e Zotit...

Dheu im!
I embeli! perkulem te puth,
Ti me le mbi buzet e mia
nje cope balte te dashurise tende,
S'kam vend tjeter ne bote vec teje,
ku mund te ngre nje kasolle,
te mbjell hardhi,
te kullot bagetite
qe Naimi mi la amanet,
ku mund te luaj me shoket si cilimi,
te cjerr gjunjet, te gervisht hunden,
te pi uje ne pellgjet,
te mbledh molle , e manaferra,
e te fle mbi ty,
te martohem pastaj,
dhe femijet e mi harrkate te
laterzhyhen ne balten,
ne mjalten tende...
Ty te kam, Dheu im,
Ti je dhurata e bukur nga Zoti,
mjere ata qe nuk ta diten vleren,
dhe u enden neper shkretetire...
Te puth,
ndiej ne gjuhe shijen e djerses,
se gjyshit,
Adhetine e gjakut te deshmoreve,
Lotet e kripur ne grave,per burrat ne kurbet,
Shijoj Dashurine Hyjnore,
Ate te paren, qe Adamin e krijoi
prej baltes tende...
Dheu im!
I embeli, shtrihem te vdes,
e shpirtin t'ja dorezoj Zotit,
Dhe pastaj mbulohem me ty,
Sepse ti me do edhe keshtu, te vdekur.
Dheu im!
I embeli im!


Alban Tartari


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2005 - 23:24:

Malli Për Heronjtë

S'ka heronj ,heronjtë i përzumë
Me lavdi përdit i nanuritem
Dhe me lajka dalngadal i vumë
Një nga një në prehje dhe në gjumë.

S'ka heronj,heronjtë u mërzitën,
Prisnin ëndrat,ëndrat u vonuan.
Duke pritur heshtën e dremitën,
Dhe në nina-nana u kënduam.

C'digjeni nga malli për heronjtë?
Kush e di kur kthehën nga kjo anë.
C'i kërkoni?Pritja është e kot!
Ska heronj ,tani ka pelivane!

Nga Dritero Agolli


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2005 - 23:26:

Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Nga Fishta i madh


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2005 - 23:28:

Flete Testamenti

Në zgjimin tim më të heshtur të më ngurosni
Në filijimin time më të begatshëm të verës
Në nisjen time në fillim tim të ri
Në gjumë shekujsh me nderime të me zgjojnë
Le të më puthë rrezja e qarët ngazllyese
E druvarit të fjetur në rudinë
Myshku le të jet dhithëmonë i blert mbi gurë
Emër të mos ket e shkronja le të flas
Në gjuhen e vjetër të kafshës së zezë
Guaca e kërminjë le të vinë për dasmë
Mbi rrasën time
Le të shtrihen edhe ata si dy yje
Ftohë le të bëj verës e verës verë
E më një pik ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mishërohen
vermeni atje tek do të tregojë guri për udhën
Deri të shtëpia ime e bërë me dru e kashtë

Le të thyhet cdo pasqyrë që ka ballsamosurë
Ballin tim e mrolen e castit plotë mllef
Se ja tek po zgjohet er e re e dashuris së tokës
Se jam i pa rrezikshëm kaq i pa fuqishëm
Mumje përfytyrim që karahasohet me rrahun
Tek do më vini përsëri ju pas
Le të më len të fle të qet si pranë stufe
Dimrit të madhë të dashuris sime
Nuk do të përpelitem s'do rrutullohem
s'do shplohem natën nud do të kollitëm
Me fjalët e mia le të mallkojnë
Në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
Në duart që i kam prekur le të më leshojnë
Rrjedhës së qetë të fatit që pret
Shigjet e merisë le të bjerë mbi dhe
Në shkretiren e moskuptimit le të fiket
Kurr l të mos më vijnë kur unë nuk i pres
Ata që tërë jetën i prita ,të dashurit

C'po flas kështu pash Zotin?????

Jusuf Gërvalla


Postuar nga amoxil datë 13 Gusht 2005 - 07:04:

Vin Zefiri

--------------------------------------------------------------------------------

Mashtrim Dashurie

Filloi ajo stuhi
Filloi ai shi i zi

e une shikoi syte e saj te perlotur
shikoj shenjat e buzeve te saj ne goten e nektarit
qe mbreme e kishte pire

te nesermen duke shikuar nga dritarja
ajo po largohej me syte si qielli
e me koken e perkulur nga nga vuajtja

e atehere
diku ne mes tokes e qiellit
u takuan dy rreze te ftohta

dhe trokitje mbi dere
dhe trokitje mbi zemer
e ne mua shendriten yjet
vetem per astrologet

thane fjale e fjale

e une diku ne mes endres
dhe zgjimit
thirra emrin e saj
qe nuk ishte afer meje....



Troku i Zemres


Pyetje pyetje per shkuarje
arritja askund
pegjigje askund


e une qendroj ne luginen e nemur
duke degjuar gjuhen e shtrigave
mesoj gjuhen e amshuar


nje trok zemre
shkreptine ne syte dashuruar


çdo nate
kaltersia jote me viziton
nga nje lajm ma sjell
per takimin tone
çdo fillim e fund shekulli


hyj ne lisin
ku te dashuruarit
vetveten e denojne


dhe fillojne e me pyesin e me pyesin
e une e kam harruar veten


une nuk jam
me ne mes tyre...



Mbreteresha e horizonteve te purpurta

riti mbaroi
rreze diamanti
rane mbi fytyren tende

syri kete bote me nuk e pa
imazhet e amshimit
mberthyen zarathustren

tridhjete e tri vite
ne nje sekonde u mbyllen

as muzat
nuk e pane
takimin tone
ne rrethin e drites se henes

vetetima
iu perkul petkut tend
e une rashe ne gjunje
para kaltersise sate

mbi valet e syrit tend det
nen ritmin e zemres
lekundesha djathtas-majtas
deri sa dielli skuqi perendimin
e ti perendesha
horizontezve te purpurta
hodhe petkun e ngrohtesise
mbi peisazh
qe te flinja
i qete prane teje

njerezit u çmenden
kur degjuan ndodhine

ne shikim tend
pashe detin e dashurise
ku te dashuruarit
terhiqnin skajeve te botes
anijet e shpetimit
te verbuar nga mashtrimi

mbi shkelqimin e mbuleses tende
bota nuk mi ngjante botes
kur ma zbulove shenjen e perjetesise
mbi trupin tend

mbi kindin e krahut tende
legjenda jone rrinte pezull
mbi rrezen e syrit tend

ja behen vjedhesit e rrezeve
ma ndaluan
qe t'a zbuloj bukurine

jo thashe

po fjalet ishin te vogala
per madheshtine

mbulova koken
me nje cope shkretetire
dhe hena shendriti
fytyren e engjullit
qe lotonte
per mekatin e ndarjes sone
ne naten e tridhjete e tete
te muzgut te syve


dhe froni i zemres u dridh
e mbi lule te bardha
rane ca pika gjaku

kjo katrahure
nuk do mbaroj kurre

hapa porten e kethines
mora shishen e zeze
e shikimi me mbeti peng
mbi horizontin e ardhjes tende

jehu i egersise
ndau shpirtin nga trupi

u lekund lisi i te çmendurve
nga dashuria e fjales

me zgjoi furtuna
e zemres
prane lumit qe mbante zi


shikoj nga lindja
shikoj ne perendim
mbremje mengjez ty te pres....



Rrugetimi Pergjakur

Nese do ti thyesh ne ty
gjitha mbjelljet e mashtrimeve te jetes
dhe te perballosh vuajtjen mundimin
duke braktisur dhe shkatrruar
hamendjet e kembeve te semuara
qe dergojne ne prehrin e satanes

dhe ashtu i pergjunjur
ta gjesh udhen e lirise
udhen e rrezeve te drites se vertete
ne yllin trokites....

do sundosh nje zemer
do sundosh nje dhe
do ta duash nje det njerzish
do ta mposhtesh lakmine

apo do mbetesh
ulurues terri e tmerri
ne levozhgen egos
per te dalur ne Driten
per ta mbytur mesin
ta akuzosh zbritjen ikjen

dhe te deshmoshe ne emrin e Lire

do deshmosh per trupin e vdekur
qe ecen mbi qiellin e kalter
mbi koka njerzish
qe atehere kur u kendua riti yt
i emrimit dhe shkarkimit

dhe do te çmendesh
nga kryengritjet tua ndaj urdherit Tim

po gravurat e zemres te mungojne
per ritmin e tokes dhe Pastertise

derisa gjoksi yt mos te behet plore
nga deshira e djegur e njerzve per pak drite

zjarri i shkalleve te lartesise
do ta djeg medaljen e mburrjes
dhe ateher nuk do ta perballosh
fyrjen e zemeres se plagosur

kur turmat me flamurin e mllefit
do te deshmojne paudhesit tuaja
ne kabinete ne thellsi te tokes

shpaten e helmuar
mbi koke e ke vuar
nga syri keq
nga pakti me dreq

dhe ne goten e zeze
ke mbledhur djersen e helmeve
te njeriut te vrare
per pak dhe per nje lule per nje femije

dhe trupi eshte i mundur
denim akt i fundit gijotine

dhe shkelqimi i rejshem
behet humbje e vertete
te ndriçon nga nje hap drejt humbjes

dhe kjo eshte ecja jote
me e meshirshme e vuajtjes
kjo eshte padrejtesia
me e drejte qe i bere vetes

per gjakun e mbeshtellur ne flamurin
e Lindjes se Madhe te njeriut
Lindjes se madhe te gjakut
mosnenshtrimi ndaj Korbave
denimi yt per token e djegur
nen kembet e femijeve te posalindur
per pak drite per pak qiell
ketij agu te kalter ....

e ti kendellesh nen hijet
e emblemave
ndriçimeve te flasheve
buzqeshjet e shemtuara te vajit
te tokes
te vajit te femiut sy zi sykalter
ti udheheqes mumje
i tokes se plasaritu nga zjarri nga vaji nga çmendia....



Ylli Trokites

ku do te jete valle ylli trokites
ne kete nate plot yje

po ku mund ta dije une
ate e di vetem Ai qe i vuri atje....

i humburi a mund te dije me shume
se sa qe i ka dhene "ndertuesi"

çdo nate nga terri i skutes sime
shikoj qiellin dhe e therras Ate
asnje yll nuk leviz....

ne mes ketyre milona yjeve
jo...kaq i verber jam....
i shurdher jam....

Meshire meshire thirri i denuari
uragani i syve te perveluar ra ne sketerre

dikur i pafrike
kishte ecur ne balten e perveluar

dhe Driten e Bardhe
nuk e kishte pare ne syte e shqiponjes

e gjykuan per Driten e Bardhe
kur nuk dinte ku ishte Ylli trokites....

flaka e dashurise e ka mposhtur
nenshtrimi per pak Drite e ka gjunezuar
o Udherrefyes a do ti pergjigjesh....

ai atebote me tha:
"nga ti e mesova Emrin e Drites Tende
Mbreti im do te te quaj

doli e pyeti njerez te thjesht
shkrimtar e astrolog
filozof dhe lypsar

ku gjindet ylli trokites....

ne diten e tridhjet e trete
mori nje fjale nje lajm...

olimpi olimpi
udherrefyesi i tha dhe terri mbretroj

dhe deri sa po shikoja Heren
Tokes iu ndalua ti haje Trupat etyre
dhe u shnderruam
ne te ultin e me te ulteve
dhe shikoj ardhjen e tyre
ne kete mengjez te krijimit te njeriut te pare

dhe zgjati doren
muarr çelsat e thesarit
dora per te humburit
dora per ata qe rrine ne prehrin e satanes
shpetimi njeriut
i Pari yne
Shpetim
nje det nje dore nje Pirane


dhe ngadale tani po levizi
koken djathtas-majtas
nen tam-tamin e ritmit
dhe nisem nga ti
drejt horizonteve te purpurta
dhe mbeshtillem ne flamurin tend
te kuq si ky perendim
me porosine e shqiponjes
dhe takohemi
diku para katermbedhjete shekujsh
ne shpellen e mesazhit
kur lindi YLLI trokites...



Ne ishullin e Amshimit

Ne zemren tende
zgjodhe humbjen me te thjeshte
zgjodhe
tundimin e zemres se mposhtur
syte mjergullohen
nga denesja e frikeshme e vetmise

vuajtja sonte shnderrohet
ne vetflijim mbi bajoneta
e syte
shikojne dhembshem rreze takimi

prapa perdes se zeze
te nates pa hene
shikimet mbi liqe takohen


syte e zene ne dashuri
djers te ftohta nxoren
nga sarkofagu i te helmuarve

paguri i porosise
udhetoj tridhjete e tri vjet
mbi detin e terbuar
prapa gjurmeve te ketij vargu


e mbi zallin e boshatisur
unaza e keputur nga urrejtja

mendja e turbuluar
nga sy te shemtuar

britma dhe klithma
shigjeta helmi shpuan
trupin e vrimuan
fatin e lumturise-fatzise
qe bie mbi liqenin e syve akull

cili eshte simboli triumfit

nga dere e hapur e qiellit
vijne sybukurat e ketij shekulli
me trupat e tyre te kalter
te zgjojne ne ishullin e shtate

sy me sy te shikojne
sy me sy zemren ta coptojne

dhe me krahet e mendafshet
ballin ta freskojne

ne mes territ e mllefit
kam pi djersen blu
te kupes se harreses

kur hapa syte e kesaj bote
o mbeshtolla rreth territ e ferrit

ne cilen nate po hyj
me kete zjarr te pashuar
me tha udherrefyesi i dashurise
dhe iku ne fronin e amshimit...



Mashtrimi

Dola nga harku
bashke me shigjeten
fjalen time peng e lashe
thesarin tim e dogja


nuk jam zotriu i vetevetes thashe
nxora nga zemra gurin e zi


diku ne mes perendimit te diellit
dhe lindjes se henes


syte e satanes
shikonin mbi teh shpate


e njeriu atebote
u nise pas shkelqimit te arit...



Udhetimi


U nisa drejt yllit trokites
qafmalit i rashe
kopshtin e mbretrise e kalova
kenge zogjesh degjova
mbi petalet
e Trendafilave Mbreterore
ty te pashe


e une ju nenshtrova
madheshtise kaltersise
urdherat tua zbatova

Dhe i dhashe Fjales
i dhashe Shkendise
dhe lindi Dielli
me emrin tend te Madh
ne Yllin Trokites


atehere
ia behen inkuizitoret

ti je i enderrave
me akuzuan
me larguan

dhe djeje qijeje krijuan
yje e kenge thuren


dhe para syve mi leshuan
trurin ma operuan
per kafshe ligjeruan


atebote
nje drite e pashe ne zemer
yllin trokites e takova
nuk u verbova


sonte kur vuajtja per TY
po shemb çdo gje...

trokitje ne porte
trokitje ne zemer....

o shtroje e humbjes
e rrethuar me grila

o kohe e humbur
ne lartesine e lakmise

o prove e dashurise
te nje dashurie te humbur


trokitje...trokitje...trokitje
Ylli im Trokites...

dhe krijova kutine e zeze
per syte e mashtruar
duhet riperseritur
shekull i gabuar

dhe prap trokitje
derisa po rrotulloja guret
neper gishtat e mi
dhe shkelqimi i rrejshem u fik....



Lindja e njeriut

kur lindi njeriu
ai lindjen nuk e pa
e mesoi lindjen

vrapues u be
pastaj kalores mendjen e vet e shaloi
zbuloi gurin qe flet

e mbi krevatin perandorak
rera e syve te djegur
nga valsi mortor
i princave te dashuruar


atebote
u degjuan disa copeza fjalesh
fjale te prera mbi copeza gjuhesh te dehura
mbi shtretrit e çfrenimit...

e une shikoja
diellin qe perendonte ne mua...



Udhetimi

kurr nuk kam menduar
s'e do te pajtohem me ty
edhe pse
gjithehere me ke ardhur pas
kahdo qe shkova
here-here u bere uje
here
guri u bere
ikja aq larg nga ti
sa qe as ne ender nuk te shihja


e u takuam befas
ne diten e lindjes
se njeriut te pare

e une me nuk e di
se cili eshte gjaku im
e cili yti
ti vdekje e pa perkulur....



Nëpër Gjurmët e Vdekjes
(ikje nga vdekja n.1999)

uragani i vdekjes vjen
vdekja shpon si heshta
mendimet hyjne
ne rrjeten e tarantules
dhe rruge nuk gjejne
mbyllem ne vetvete
gjej formulen e pajtimit me vdekjen

heshtje....qetesi.....ne veshet e mij.....
rrethon vdekja me litarin e hekurt
jeta hyne ne thellesine e zjarrit...
hyne ne hirin e feniksit...
takimi me vdekjen behet ligj
deshte s'deshte duhet ta besh mik...
duhet kaluar mbi uren ferrit
mbi uren e mekateve .....

atbote
xhveshesh nga frika
mekatet bien ne lumin e zjarret
dhe mbetem ai qe duhet te isha
udhetari i botes tejeter.....

ecja si i vdekuri mbi boten e gjalle
mik e kisha vdekjen...
mendimet me kishin mbaruar
kur ajri i perjetesise rrahte qepallat....

atje degjoja jehonat
mbi varreza e monstrumesh
hyra neper hijet e vrasjes
dola neper vrimen e gjilperes
se ketij mengjezi te percelluar nga flaka
e dites se katerdhjete....
te ores se lige qe ishte vjerrur
mbi ballin tim....

kam harruar lindjen dhe historine time
ne pasqyren e trurit tim...
shenjetoret m'a sjellin burimin shpirtit...

atehere
cikloni i shkatrrimit
hyn ne zemren time
nuke dija as fillimin e fundit

lumenjte vershuan amen
pyjet levizen
kur dielli lindi ne syte e mij
qe i kisha ngulitur mbi shkretiren e djegur
ku njerzit po luanin vallen e fundit
nene hipnozen e satanes

pastaj erdhen e na vizituan te vdekurit
na ftuan ne diten e madhe
te krijimit
te zbritjes
dhe te kthimit....

pastaj u takova
me mbretin e horizonteve te purpurta...
ne pllaken e profecise
ne ritin e lindjes se diellit
shpirtin tim e dorzova
shpirtin tim e kerkova...

mallkova veten ne mengjezin e lutjeve te mia
dhe nje dore nga thellsia
mbi siperfaqe deti dual
ne mengjezin e katerdhjete e nje
ne mengjezin e lindjes se gjakut.....

njerzite atebote
u ngujuan ne vrimen e çelsit...
duke pyetur per diellin e zi...

kur qyteti u zbrazune flinja
mbi fjalet e ardhura nga dielli
dhe zgjohesha
ne krahet e mpire te kondorit...
kur qielli ishte mbuluar me pluhurin
e dalur nga kellefi i shpates....

atehere
shiu i kuq kishte ra tridhjete e tri dite
ne lisin e djegur nga rrufeja
malet u perkulen
femijte e posalindur kishin folur
per token time
e te tjeret kishin ecur
mbi siperfaqen e ngrire
te ketij shekulli te pa shpirt...

mbi siperfaqen e shkretetires
ja beri predikuesi i apokalipses
diku prapa diellit...

--------------------------------------------------------------------------------


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 03:55:

Prozë lirike nga Ali Musaj

Deti në gotë

Di shpirti im, tha, kjo është gota ime e fundit, të gjithë qeshën, vallë këtu as vdekjes nuk i besohet, deshi të thotë, u shtriq pak, shikoi kah dritarja, atje dhe pa detin dhe në të Etelkën që kishte veshur një fustan nusërie, deshi t' i thotë, ç' u bë e dashur, më erdhe vetëm a, a nuk ikemi pasur fjalët që me vete nga risani të ma sjellësh edhe velin e Teutës mbretëreshës sime ilire, ajo sikur u hidhërua pak, deshi t' i thotë po a nuk po të mjafton vetëm një mbretëresh, tash temzot i do dy, obubu, por ai qeshi pak ashtu si ndër faj, u shikua në syprinën e detit, thuajse deshi të krijojë detin aty në një gotë, iu kthye asaj, sërish deshi ta përsërisë atë vargun e tij të njohur Shpirti im pa trup, por e shtyu edhe për pak për ta përsëritur edhe vargun tjetër Trupi im pa shpirt, por nuk foli, të gjithë i shikoi me radhë, askë nuk e pa, të tjerët mbase kanë mundur ta shohin dhe bëjnë hoka me të, por ai ia pikasi sytë gotës, dhe aty, e pa Etelkën, e deshi t' i thotë. E dashur, më solle detin në gotë, por nuk i tha gjë, e shikoi ashtu çuditërisht, deshi t' i thotë, e kam gjakuar këtë ndeshje, së paku një ditë si kjo e sotmja, por që gjakimi hyjnor është më i madh se unë, dhe ja deshi t' i thotë. Etelka ime e dashur, ti ma solle vetëm detin, ndërsa unë qe dymijë vjet jam i martuar me mbretëreshën ilire Teutë, andaj ka qenë dashur të ma sillësh velin e saj dhe kështu të plotësohet ky imazh shenjtëror, apo jo, por nuk i tha gjë. U shikua edhenjëherë në gotën dhe prapë deshi të thotë diçka, nuk e di a tha gjë kurse të tjerët as që e hetuan që aty ishte Etelka dhe se pritej kurorëzimi. Ajo kishte veshur fustanin e nusërisë, por ky nuk ishte i kënaqur meqë kërkonte atë të Teutës, deshi t' i thotë, unë tërë jetën e kam ëndërruar këtë takim hyjnor, por nuk i tha gjë, u shikua prapë në gotë, aty ishte deti dhe në të në një velore udhëtonte Teuta, e pa, u gëzua, deshi t' i thotë Etelkës, të kam thënë, ajo vjen vet dhe vërtetë ajo vinte vet në një velore dhe Ky e pa, ajo në dorë mbante një vello madhështor dhe ia bënte me dorë, deshi prapë t' i thotë Etelkës, mos u hidhëro, po unë kam qenë i martuar me të qe dymijë vjet, a nuk ta kam zbuluar këtë fshehtësi që në Risekë në Sanatorium por që erdhi dita, ja erdhi, shihni, deshi të thotë, shihni si më mbuloi me atë vell madhështor ajo, si nuk po më besoni, Teuta tha. Po shpirti im kjo është gota e fundit.

Requiem. Dance Macabre, thashë, athua më dëgjoi kush. Po të dëgjova unë, tha Dance Macabre, erdha t' i ndezi qirinjtë, hë të shikoj a janë të gjithë. Si ore, thashë, ende janë këta qirinj këtu a?! Po, katër qenkan aq sa është dashur të jetë aq sa i kam sjellë që parë këtu, tha ky është Vercalli i shenjtë. Obobo, po unë nuk i kam parë këta qirinj, ndërsa në flakën e tyre më është lëpe ai shkëlqim purpuror. Unë t' i ndeza ata Katër Qirinj tha. Të përbirova nëpër këto katër Vercalle, thash ec e nënshkruaj ato shkrime në tryezën e punës, mund të sosen qirinjtë, nuk do të arrish t' i kryesh, pastaj më duhet të ta reprizoj këtë vit funebër. Dance Macabre thashë. Unë këtu isha vetëm për një hop e dëgjova atë muzikën e V. Amadeus M. dhe R e q u i e m i n e tij që t' i ringjalli edhe njëherë ato katër fytyra, tash më del ti këtu si fytyrë e pestë, obobo. Unë vërtetë Jam Fytyra e Pestë tha, por ata të katërt si thua ti, të katër fytyrat ti i ringjalle tri ditë pa vdekur, ja ku i ke shikoi më mirë. Siç thashë i ringjalla tri ditë pa vdekur, thua ti. Po, tha shikoi, në flakët e katër qirinjve, a nuk janë ata të katërt. Po thashë vërtetë, të katër fytyrat e Vercallëve. Të thashë tha, shikoi edhe më mirë sa nuk janë sosur qirinjtë, ja ata janë para teje, pritën t' ju flasësh ti, atëbotë vendosën ata të të flasin ty, Mirko Gashi i lëshoi vend Anton Pashkut, ndërsa ai u ngrit në një shkallë më lart dhe aty u gjend Hajdar shehu, ende pa zënë vend ai, ia arriti Ali Musaj. Obobo, thashë. Ç' u bë Requiemi. Ja tha Requiemi veç po ekzekutohet, a nuk i pe gishtërinjtë e mi sesi luanin nëpër atë piano që rrinte në qoshe të studios sate, hm. Po si fytyra e pestë thashë, kush je hiqe maskën. Jo tha unë nuk mund ta heq maskën. Jo, tha, unë nuk mund të heq maskën ju më njihni. Të gjithë më keni ndërmend, unë gjithmonë jam aty ku duhet. Ky është Requiemi i vitit 1995. Obobo.


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 03:57:

Beqë Cufaj. Poezi.

"Monolog në ecje të pafund"


Ec e ec
e thërrasin malet e zvetnuara të dheut
e thërrasin yjet e atdheut

E s'di ku shkoj

Ec e ec
e thërrasin gurët e vetmuar të atdheut
e thërrasin qirinjt e ndezur të dheut

E s'di ku shkoj

E thërrasin
toka e uritur,
qielli i dremitur,
vargu i goditur

E s'di ku shkoj!








"Baladë budallaqe"


Pas ikjes sate
mbeta ditar i pashkruar
lot në diellin përvëlues
portret me kornizë dhembjesh
storje filmike mes engjujsh
kujtim që vetëm me shiun pushon
fundëndërr për dashuri qiellore
kryeneçësi e ndëshkuar

Pas ikjes sate
trashëgova
bredhjet e pafundme

dashurinë për Hyun!








"Dëshira"


I dua këmbanat e mëngjeseve të shpirtit monoton
kryqet e pikëllimit qofshin përjetë të lumtura!

I dua brigjet e mesditës së moshës rinore
muret e lagshta në kufi TBC përhapin...

E dua djerrakohën e muzgjeve
trupi e truri hidhen në kohëhapësirë Prish(s)tinë!

I dua ecejaket me dorën shtrirë për dhé
për një fije... ëndërr!


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 04:00:

Poezi të Bilall Xhaferrit, poetit nga Çamëria

"Baladë çame"


Ylberi si nje pershendetje lamtumire
U ndez e u shua matane largesive
Mbi valevitjet e flakeve neper shi
Matane largesive humbi e perflakur Cameria
Dhe te gjitha udhet tona shpien ne veri

Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote
Mbi te shtrenjtat trojet tona stergjysherore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete
Ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore
Dhe kudo toka came nen savanin e reve
Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet

Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire
Na e ndricojne udhen flaket qe gjithe dheun kane perpire
Pas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive
Perpara udhet zgjaten e zgjaten ne veri
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi
Lamtumire, Çamëri!



"Atdheu"


E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dherrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?

Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi...

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?



"Kosova"


Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 04:06:

Engjëll I. Berisha. Poezi.

1991



(Bregu i diellit)

Herët del dielli në dritaren time
Era i rrah kurtinat me limonti
Ra edhe zogu i ditës në poezinë time
Butësisht si bie mbi lulet shiu
Ajri i sëmurë i natës me psherëtimë
Rigoi mbi gjethet e lules në verandë
Ishte koha e zgjimeve
U lodha shtrirë me ne
Mora të dal tatëpjetë rrugës
Ishull i rrethuar me çatitë plot fëmijë

(Prometeu)

Ata që e peshojnë këngën me litër
në kohë guri e trëndafili
hith i përtharë
i bën hije lules
ata rrinë nën diell
nën renë që shiun e derdh
kur mugullojnë


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 04:13:

Era e pylli

( Impresion nga mali )


Erdhi pa pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrembim.
Pylli gjemoi tmerrshem. Luhaten drunjte qindavjeqare thyhen
deget e njoma, gjethet e shkoqura fluturojne qiellit
perpjete e pastaj bien pingul ne toke, duke u
grumbulluar ne shtigje dhe duke u zhdukur ne lugaja.
Furtuna- gjithnje me e fuqishme, me e pameshirshme.
E harlisur, turret qe te shtrije e te rrenoje cdo gje.
Por, pylli nuk jepet, drunjte rrenjethelle, krah njeri- tjetrit, qendrojne tok.
Tash ajo gjeme e pare shndrrohet ne klithme te fuqishme
te detit blerosh te shqetesuar per jeten e pamposhtur.

(Mali i Sharrit, 1982)



Në liqenin e Plavës


Ja ku me ke, Liqen i dashur: mu ne bregun tend
- te enderruar, te deshiruar. Eshte mengjesi
i hershem. Mjegullat, me ngadale, jane
shtresuar mbi syprinen e ujit, por shpejt
e shpejt ndahen prej saj. Tashme zbulohen
tiparet e Kufilaces, matane, dhe te Visitorit
te afert- rreze malit. Kurse, edhe me larg
mezi dallohen shkembinjte e Bjeshkeve
te Nemuna. Bari i dendun, erekendes i renduar
nga vesa. Si pas shiut pranveror...
Mbi Qafen e Diellit- drite. Rrezet e para
miklojne Qafen, per t´i vershuar, mandej,
hapesirat e pyjeve dhe te rrafshit perposhte.
- Miremengjes, bukuri e vendlindjes!
Mire se vjen!
As kercimi i troftes syprines, as gagarisja
e patave te egra neper shastar, as kenga
e zgjatur e kostareve herak livadheve perreth.
Heshtje. Qetesi e vendlindjes, si ne caste te rralla pajtimi...
Ndahem nga bregu me barken e lire. Lopata
e dyfishte zhytete here ne njeren, here ne anen
tjeter. Si dikur ne sandolinen e vogel.
Lagur, gati medashje, rrobat nga lundrimi
i vrullshem. I trimeruar. Mandej i rraskapitur,
ia dorezoj lopaten me te fortit dhe me te shkathtit.
Ne bash i ulur, i perqendruar i teri ne sexhaden
e lemuar te barit nen uje qe perdridhet
ne drejtim te rrymes kah Limi.
Si kujtimet e shumta ne kete mengjes veror.

(1986)

Esad Mekuli.


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.