Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 383 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Cili eshte vendi me i bukur ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2917)


Postuar nga Deb* datë 01 Prill 2007 - 22:58:

Nuk ka rendesi nga jam une. Jam shqiptare sikur dhe ju. Por duhet ta pranoni qe jo per te gjithe vendlindja juaj ka po ato vlera dhe eshte po aq e rendesishme sa eshte per ju.Ju vuani nga ndjenja e madheshtise se tepruar .Kete e kam vene re te te gjithe vlonjatet qe kam ndeshur ne jete.


Postuar nga IQVLORA datë 01 Prill 2007 - 23:10:

I dashur miku im shkodran

Vertete Saranda eshte nje perle dhe ne nuk e mohojme.Nuk e di ne se e ke vizituar bregdetin e Vlores.Mbas fshatit Palase vjen Dhermiu,Vunoi me Jalin e bukur,Himara me kalane e vezir Aliut dhe Qeparoi i kapedaneve,te cilet jane copa perlash te vogla,qe me pak investime ja kalojne edhe Sarandes e cila eshte betonuar e gjitha.Edhe Saranda bene pjese ne qarkun e Vlores i dashur.Ne na ka dashur mema natyre dhe zoti na i ka falur me bollek e bukurite dhe miresite.Mbi te gjitha qendron shpirti i paepur e patriotik i popullit te saj.Populli lab eshte i serte me armikun dhe i bute e i dashur me popullin shqiptar kudo qe ai ndodhet.Ai e shpreh kete nepermjet kengeve te bukura te artistit te madh popull.Shpirti liridashes i labit i ka kenduar e i kendon Kosoves,viseve shqiptare ne Maqedoni e ne Mal te Zi.Ismail Vlora mund ta ngrinte flamurin me disa burra nga Vlora,Tepelena e Gjirokastra,por ai si patriot qe ishte mblodhi ne Vlore gjithe burrat e urte anekend asaj qe quhej Shqiperi,pastaj e shpalli mevetesine e saj.Nje shpirt patrioti eshte gjithmon i bukur.Ai rrezaton dashuri.
Edhe Shkoder locja,ku djep i kultures shqipetare eshte e bukur,por me te bukur jane qytetaret e saj me nje civilizim te lashte ne historine tone kombetare.


Postuar nga Piktor datë 01 Prill 2007 - 23:22:

Jam plotesisht dakort me ty IQVLORA por un pata parasysh natyren dhe jo njerzit dhe sa per dijeni shokun tim me te ngushte e kam LAB por kam shok edhe laluce edhe katunare, zadrimore etj
Sa per Saranden un nuk fola per qytetin dhe betonin e hedhun atje por qe nga Qafa e muzines e deri ne fushen e vrines e butrint.
kur kjesh per here te pare ne Sarande ndersa ishim tuj zbrit kthesat e qafes se Muzines recitoja vjershen e poetit tone te madh kombetar Naimit dhe mendojsha se frymezimin e kishte marr aty. "bageti e bujqesi"
aty i perjetsova te gjitha ashtu siç poeti i madh.


Postuar nga Piktor datë 01 Prill 2007 - 23:28:

ah po se desh harrova:
fola per dhjet vjet ma par dhe nuk edi reaisht gjendjen sot te sarandes dhe sa per dijeni e kam ba ne kam prej Jurgosatit deri n'konispol....igumenice.


Postuar nga IQVLORA datë 02 Prill 2007 - 02:23:

Kur te shkosh ne Shqiperi kalo njeher nga bregdeti i Vlores per ne Sarande.
Bukuri perrallore i dashur.E kam parasysh rrugen qe ke ndjekur.Nga Qafa e Muzines te del para nje pamje e bukur.Pak me poshte djathtas eshte Syri i Kalter.Pervec Ksamilit dhe Butrintit nuk ka ndonje dicka tjeter interesante.
Uroj qe ta vizitosh bregdetin e bukur te Vlores!
Respekte per Shkoder locen


Postuar nga FRYMEZUESI datë 08 Maj 2007 - 07:57:

SARANDA

SARANDA


Postuar nga Ruby_DR datë 10 Maj 2007 - 16:10:

durresi im i dashur


Postuar nga belga datë 12 Maj 2007 - 06:58:

Re:Durresi!

Citim:
Po citoj ato që tha Ruby_DR
durresi im i dashur


Jam;plotesisht dakort me idene qe ke shprehur;

durresi eshte vertet nje nder qytetet me te bukura;

prane dallgeve kalteroshe te Adriatikut

pershendetje nga belga


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Maj 2007 - 07:18:

Belga se kuptoj pse e ke denoncu kyt mesazhin.
Ca do te thush pse te eshte zhduk pseudonimi?


Postuar nga belga datë 12 Maj 2007 - 08:26:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Belga se kuptoj pse e ke denoncu kyt mesazhin.
Ca do te thush pse te eshte zhduk pseudonimi?



 

po pse mos te prisha pune ty apo qysh?


  Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 383 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.