| Forumi Horizont | Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Eh po une gjithmone e kam pasur nje problem me kete internetin. Le te supozojme qe une jam lindur dje dhe nuk kam degjuar asgje per Kosoven. Keshtu qe vendos te informohem dhe filloj te kerkoj ne internet. Atje cfare gjej? Nje pale qe thote qe kosovaret jane vrases dhe hajdute qe po shfarosin serbet duke i detyruar ata te lene shtepite e tyre dhe nje pale tjeter qe thote te kunderten. Dhe per mua qe nuk di asgje tjeter te dy grupet duken njesoj, nuk mund te vendos se kush ka te drejte.
Ja pra kjo eshte fuqia e internetit, te jep mundesine te lexosh dhe te informohesh duke te ushqyer intelektin, por ndonjehere pa e kuptuar dhe vete ushqehesh me plehra.
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Ky eshte informacioni ne vetevete,interneti eshte vetem percjelles i ketij deformimi.
Pa kuptuar se si arrita deri ketu, sot gjeta veten tek po i shmangesha pasqyrimit tim ne pasqyre. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse ka disa kohe qe fshij gjithcka qe behem gati te postoj ketu ne forum. Valle nuk jane dhe keto faqe nje pasqyre e cuditshme elektronike ku mund te shohim edhe brenda koraces shpirterore qe kemi ngritur vete qe nga dita qe u lindem? Pyetja qendron: cfare ndodh kur nuk te pelqen cfare sheh?
Si ka mundesi qe nje njeri te mund te ndryshoje komplet botekuptimin tend? Flas per te gjithe aspektet e karakterit tend, duke filluar nga gjerat qe ti i mendon te shenjta deri ne vogelsirat e pasigurise. Pse valle kur ajo dallge e ashtuquajtur dashuri na mbulon me gjithe proceset e saj idioteske shnderrohemi ne nje lloj kukulle qe pret padronin e saj cuditberes qe terheqe telat e pakuptueshem te jetes?
Kur gjithcka mbaron dhe furia e pasionit zhduket, vetem korniza e zhgenjimit mbetet me nje yll gati te padukshem egiztence qe duket diku larg ne kornizen e asaj qe dikur ishe. Me beso, une jam po aq i humbur se ti. Ne gjunje gjendem sot, rafsh me botekuptimin tim qe papritur nduket prej mengesh nga nje ngerdheshje alkooli apo nje shigjete heshtjeje. Larg teje me mire ne vetmi o afsh i lekundur mendyshjeje. Mos qofsh ne te njejtin pozicion shkaterrimi i endrrimtar i vetmuar clirimi.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me beso, une jam po aq i humbur se ti. Ne gjunje gjendem sot, rafsh me botekuptimin tim qe papritur nduket prej mengesh nga nje ngerdheshje alkooli apo nje shigjete heshtjeje. Larg teje me mire ne vetmi o afsh i lekundur mendyshjeje. Mos qofsh ne te njejtin pozicion shkaterrimi i endrrimtar i vetmuar clirimi.


Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
![]()
Tmerr
Varre masive
Pa identitet
Goje te qepura
shpirtra te shqyer
zera te cjerrur
Mendime te sterrosura
nate pa hene
endrra me temtha shternguar
deshira me shprese mjekuar
plage qe grryejne
makthe qe te lene pa gjume.
?!
Kam harruar te vdes
te degjoj zerat brenda meje
te ftilloj mjegullen e mendimeve
te them nje fjale dhe vete.
Kam harruar si merret fryme
si buzeqeshet nga lumturia
si dashurohen netet nen puthje
si priten mengjeset me endje.
Kam harruar si kendohet
si thuren notat me shtiza enderrash
si jargaviten deshirat pentagrameve
si enderrohet edhe me sy hapur.
Kam harruar gjithcka
asgje nuk me kujtohet me
nga kohe e shkuar as tani
gjithcka u shua dhe iku
mbeti thjeshte nje Kujtim.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Si ka mundesi qe nje njeri te mund te ndryshoje komplet botekuptimin tend? Flas per te gjithe aspektet e karakterit tend, duke filluar nga gjerat qe ti i mendon te shenjta deri ne vogelsirat e pasigurise. Pse valle kur ajo dallge e ashtuquajtur dashuri na mbulon me gjithe proceset e saj idioteske shnderrohemi ne nje lloj kukulle qe pret padronin e saj cuditberes qe terheqe telat e pakuptueshem te jetes?
Kur gjithcka mbaron dhe furia e pasionit zhduket, vetem korniza e zhgenjimit mbetet me nje yll gati te padukshem egiztence qe duket diku larg ne kornizen e asaj qe dikur ishe. Me beso, une jam po aq i humbur se ti. Ne gjunje gjendem sot, rafsh me botekuptimin tim qe papritur nduket prej mengesh nga nje ngerdheshje alkooli apo nje shigjete heshtjeje. Larg teje me mire ne vetmi o afsh i lekundur mendyshjeje. Mos qofsh ne te njejtin pozicion shkaterrimi i endrrimtar i vetmuar clirimi.
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Si ka mundesi qe tek mesazhet e tua e gjejne veten kaq shume njerez!!!
Fantastike... si gjithmone.
| Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.