Forumi Horizont | Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 244 245 246 247 248 249 250 251 252 [253] 254 255 256 257 258 259 260 261 262 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
Ajo vajze....
Mendimi per te me shtyp vazhdimisht cdo qelize te trupit.Eshte vetem pak dite me e madhe se une.Dikur banonim ne te njejten lagje,ndersa tani...
Tani ajo vajze eshte ndryshe.Ka mbetur vetem.Miq te saj,si duket ,jemi vetem ne qe s'guxojme ta perballojme veshtrimin e saj ku perzihet dhembja,urrejtja dhe nevoja njerezore per ngrohtesi dhe dashuri....
Diten ecen e vetme,gjithemone me nje traste te vogel ne dore,ku ,cdo dite,te gjithe shohin ca patate dhe nje qerekbuke,ushqimi i saj i perditshem.Ecen me koken drejt pa pare asnje,asgje,aske,.....
Syt e saj humbasin ne hapsiren e pafund qe i mbeshtillet rreth qafes hollake duke ia marre frymen...
Ndersa nata....
Nata,me sa duket,eshte e vetmja qe e ben te ndjehet e qete.Packa se frika,ndrojtja...ndjehen ne hapat e saj here te shpejte e here te ngadalte gjer ne pafuqi...
Nga ballkoni ne gjysmeterr e shoh tek largohet e shoqeruar prej nje burri te gjate e trupmadh.Teper trupmadh 18vjetet e saj,qe e rendojnembi supet sa nje shekull...
Sonte qenka nje tjeter...
Tjeter do te jete edhe i nesermi..
Edhe nje tjeter nje dite me pas...
Gjersa...Gjersa shpirtin e saj te shkelur prej fjalesh,shqelmash,goditjesh,fyerjes ta mbys urrejtja....
Urrejtja per boten e saj dhe fatin e saj......
Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 244 245 246 247 248 249 250 251 252 [253] 254 255 256 257 258 259 260 261 262 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.