Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 244 245 246 247 248 249 250 251 252 [253] 254 255 256 257 258 259 260 261 262 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga amoxil datë 01 Shkurt 2006 - 01:40:

Nje axhensi greko-amerikane lajmesh, beri te ditur keto dite se nje
delegacion i lart i qeverise greke po viziton Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Axhensia e lajmeve MPA-News nder te tjera njofton rreth kesaj vizite se Presidenti Boteror i organizates greke Andrew A. Athens, pasi asistoje ne ceremonin festive te inagurimit te Presidentit amerikan George W. Bush ne kyeqytetin amerikan Washington D.C., ka konkluduar kete vizite me nje seri takimesh zyrtare me kontrapartin e tij amerikan, per te diskutuar pozicionin grek me Turqine e Qipron, çeshtjen e Vorio-Epirit si dhe nje program qe SEA ka ne plan per sistemin shendetesor ne jug te Shqiperise, ngritjen e nje spitali ushtarak ne zonen e Gjirokastres.

Nderkaq, kjo axhensi ka pohuar se ne disa takime te nivelit te lart ne Capitol Hill me kongresmen dhe senator, si dhe me zyrtaret amerikan ne Departamentin e Shtetit, zoti Athens u kerkoj atyre qe te marr "kyçin" e mbeshtetjes amerikane, lidhur me aplikimin e Archbishop Anastasios ne Tirane-Shqiperi, te behet grant me shtetesine shqiptare te Emineces se Tij Janullatos. "Sepse deri tani Shqiperia, nuk ka nje ligj te qart te njohe shtetesine e Janullatosit, ai ka kohe te gjate qe ka aplikuar dhe nuk ka arritur te marr shtetesine shqiptare", ka deklaruar per axhenesine e lajmve greke ne amerike MPA-News , zoti Presidenti Boteror i organizates greke Andrew A. Athens.

Janullatos vihet ne krye te Kishës ne kundershtim me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare.

Mbas disa konsultimeve me Qeverine e athershme shqiptare, ajo Qeveri dhe Patriarch of Constantinople, ne korrik 1992 nominoje Archbishop Anastasios Janullatos, qytetarin grek, te sherbej ne krye te Albanian Orthodox Church, megjithse se ky akt ishte ne kundershtim me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Ne fillim te shekullit te kaluar grindjet mes shqiptareve orthodokse te SHBA-se dhe grekeve orthodokse sollen themelimin e kishes autoqefale shqiptare nga ana e Theofan Stilian Nolit, me nje hierarki te pavarur nga kisha greke e Athines. Patriarkana Orthodokse me qender ne Stamboll dhe e kontrolluar nga greket nuk e njohu per me shume se 20 vite kishen Shqiptare, deri sa u detyrua ta pranoje ekzistencen e saj ne vitin 1938.

Greket e Shteteve te Bashkuara te Amerikes shpallen me 30 nentor 2001 Kryepeshkopin grek te Tiranes Anastasios Janullatos si fitues te nje cmimi te pervitshem per te drejtat e njeriut. Motivacioni i ketij cmimi, sipas grekerve ishte "per impenjimin misionar te Anastasios ne Afrike dhe per "rikostruktimin e mrekullueshem te Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare". Greket e SHBA-se jane konsideruar gjithmone si "ultranacionaliste antishqiptare". Prania e kryepeshkopit Janullatos ne krye te kishes shqiptare si dhe prania e shume prifterinjve nacionaliste greke nen kemishen e misionarit ne Shqiperi ka shkaktuar shume probleme qe shpesh kane sjelle pikerisht shkeljen e te drejtave te njeriut.

Shpallja "person i padeshiruar" i nje prifti grek qe bente propagande antishqiptare ne vitin 1994 solli raaprezaljen me te tmerrshme greke kunder emigranteve shqiptare. Atehere me shume se 200 mije emigrante shqiptare u perzune dhunshem, u rrahen barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet. Vete Janullatosi ka shkaktuar shume probleme si vendosja e gureve te varreve me mbishkrime greqisht per ushtaret e vrare gjate Luftes se Dyte Boterore. Ngjarjaa shkaktoi nje zemerim te madhne Shqiperi te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia. Edhe kjo ngjarje nuk ka shume lidhje me "ndihmese per te drejtat e njeriut".

Janullatos nderohet nga grekerit në Amerike

Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse shqiptare Anastas Janollatos, me 30 nentor 2001 ne Nju Jork para Hotel Hilton ne rrugen e peste u zhvillua nje proteste e fuqishme e shqiptareve te Amerikes. Nga ora 18.00 deri ne oren 20.00 te asaj dite polare, dhjetra persona te tubuar para gradaceljeve ne Manhatan, jo vetem kane hedhur poshte vleresimin e shoqates greko-amerikane "Athenogoras", te cilet e kane nderuar ate per kontributin e dhene per te drejtat e njeriut, por kane kerkuar doreheqjen e tij.

Kete e perforconte dhe deklerata e shperndare nga shoqata "Vatra" ne te cilen theksohej se, edhe pse nga Greqia jane perzene 200.000 came, kryepeshkopi Janollatos nuk e ka thene mendimin e tij. Organizatoret e protestes thane se Anastas Janollatos eshte nje njeri qe ka uzurpuar Kishen Ortodokse Shqiptare. Sipas tyre, Janollatos, jo vetem qe nuk e meriton nje cmim te tille, aq me keq akoma kur dihet se ai ka qene kunder interesimit te NATO-s ne Kosove.

Protesta e 30 nentorit 2001 "Janullatos Go Home"

Ka qene pikerishte shoqata atdhetare PanShqiptare e Amerikes VATRA, ajo qe mblodhi me 30 nentor 2001 edhe dhjetra shqiptar te tjer te te gjitha besimeve me banim ne Nju Jork, dhe kreu oraganizimin e protestes "Janullatos Go Home". Kjo per arsyen se kryetari i saj i pare ka qene Fan Noli, themeluesi i Kishes Ortodokse Autoqefale nje nga themeluesit e Vatres. Protestuesit ishin vendosur ne trotuarin perballe hotelit Hilton ku zhvillohej ceremonia dhe ne duar mbanin pankarta te ndryshme te shkruara ne anglisht. Mes tyre binin ne sy: "Jonulllatos eshte koha per t'u larguar", "Ne jemi ortodokse shqiptar dhe jo greke", "Anastasi ka uzurpuar kishen autoqefale". Ne mes te protestuesve ishin vendosur flamuj shqiptar dhe amerikan.

B. Sina
BOTA SOTA 04-02-2005


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 244 245 246 247 248 249 250 251 252 [253] 254 255 256 257 258 259 260 261 262 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.