Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga amor alucius datë 05 Dhjetor 2004 - 22:12:

Sot preva doren,ehe e preva,por se di se cfare me beri te vuaja me teper: plaga ime ne dore apo zeri yt,me kujtoi dhe njehere qe po plakeshe.Larg syve te mi,larg syve te ca njerezve qe i do me teper ne jete.
E di?Trishtimin s'arrite ta fshihje dot ne zerin tend,e as une s'arrita te fshihja lotet e shpirtit ne momentin kur me pyete nese do isha atje kete muaj.Kishte nevoje per pergjigje?!Ah jo,as qe e prite.
Sahere qe te degjoj,zeri yt me kujton madheshtine tende,ate te se kaluares,ate te se tashmes dhe ate qe do kesh perhere ne kujtesen e gjithe atyre qe te duan.
Lexoj shpesh gjera qe bien ne kontradite me ate qe di une,ate qe di ti...dhe e di?Me mbulon trishtimi,me duket si nje hedhje balte ne punen e shume njerezve por c'rendesi ka tashme?!Asnje

Jam para nje dileme,s'mund ta ndaj me ty e as s'mund te kerkoj keshilla nga ty,edhe pse e di qe do ishe me i pershtaturi...por s'mundem.Eshte kjo qe me veshtireson cdogje me teper,fakti qe e di qe gjendesh per mua gati,qe ndoshta do me tregoje me dy fjale ate qe eshte me e duhur por ama still...e pamundur.Still e pamundur per ty,still e pamundur per shume njerez te tjere qe i dua shume.S'te duket cudi qe e kam me te lehte ti shkruaj ketu,ti beje ushqim per te panjohurit,sesa me ty?Eshte,e di por s'mund te zhgenjej njerezit qe s'me njohin realisht.
Ndoshta nje dite do perballesh me rrugen time,shpresoj qe do mund ta pershkosh pa probleme.

Ne varese kam unazen tende te marteses,ate qe te zevendesova me nje te re ne pervjetorin e marteses.E di qe eshte dhurata me e bukur qe mund te me beje?Nje dite,sado te larget,do e modifikoj diku qe te me beje mua.

***
Cdo dite po shtojme nje hallke ne zinxhirin tone,nuk kane te njejten forme,as te njejten madhesi por kur i terheq nuk leshojne,nuk cahen ne shume copeza.
Nuk ishte vone mbreme?
Oh,ishte,po c'rendesi ka?!Ne djall cdogje,sic the.
Po ndieja hapat e kohes,koha jote paralel me hapat e mi,ate qe ti do burgosje ne krijimet e tua
***
Ah,se desh' harrova: kisha te drejte kur mendoja qe s'kisha "gjak te kuq",mora provat sot,ishte jeshil.Apo ishte rezatimi i...(ah,lere fare)?


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.