Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 247 248 249 250 251 252 253 254 255 [256] 257 258 259 260 261 262 263 264 265 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Fajtori datë 12 Dhjetor 2009 - 00:37:

Bobo, ky qe ka shkruar eshte Adrian Thano, kryeredaktori i Shekullit. E ka ndertuar ate gazete me duart e veta dhe i ka rezistuar pushtetit te PS-se kur nxirrte te palarat e Nanos. Tani po ndihen ne rrezik prej Sali Berishes. Njerez si ky do humbasim sa te jete Sala ne pushtet. Truri do ike dhe do mbizoterjne kafshet e rruges.

S.Berisha ne detyren e kryeministrit thote se ne jemi "mafia me e rrezikshme ne Ballkan" dhe se ai ka vendosur me ne fund "te bej shtet" duke na trajtuar edhe ne si Aldo Baren dhe Dritan Dajtin.
Po, nëse ka fakte (madje dosje të tëra me fakte) për mafiozë, pse eshte e nevojshme qe Kryeministri të bëj terror? Pse e humbet kaq keq ky burrë 60 vjeçar kontrollin dhe qetësinë?
Kemi Drejtesine qe mund t'i faktoje ose hedh poshte dosjet e tij. Drejtesine, te cilen ai vete e ka "te shenjte". Aq te shenjte sa ne emer te kesaj Drejtesie, ai eshte gati te beje lufte civile, por jo te hapi 5 kuti.

Merreni me mend se ku ka arritur mungesa e tolerances se kryeministrit. Dje policia kerkonte ne gjithe Tiranen nje makine. Ajo duhej ndaluar sepse i zoti i saj kishte nje targe te personalizuar britanike ku kishte shkruar "Sali Berisha". Kjo perbeka "krim" ne Shqiperine "europiane". U bezdis sulltani!

Nje thirrje e kam edhe per ata që vazhdojne t'i thone mbretit lakuriq se rrobat i rrinë bukur. Për ata që duartrokasin si guakë absurdin nëpër salla hipokrizie. Boll shitët gjithçka për të ruajtur postin dhe për të vjedhur ca para; sado që të keni, nuk do keni kurrë aq sa doni. Nuk mund të jemi të gjithë të kamur, por mund të jemi të gjithë të lirë!




Vlen te lexohet.


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 247 248 249 250 251 252 253 254 255 [256] 257 258 259 260 261 262 263 264 265 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.